Rajoni

Tërmeti i fuqishëm në Bosnjë, humb jetën një 28-vjeçare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:35 - 23/04/22 |
Opi Nion

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter që u shënua mbrëmjen e të premtes në Mostar të Bosnje-Hercegovinës, ka regjistruar viktimën e parë.

Sipas mediave vendase mësohet se një vajzë e identifikuar si Elmira Sefo (e datëlindjes 1994) ka humbur jetën.

Mediat në Bosnje-Hercegovinë shkruajnë se Sefo ndërroi jetë pasi një gur ra mbi shtëpinë e saj për shkak të tërmetit të fuqishëm.

Ajo u dërgua në spital me plagë të renda dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk arriti t’iu shpëtonte plagëve të marra. Prindërit dhe motra e saj u plagosën lehtë./Opinion.al

 

Pas