Kronikë

Eksploziv në biznesin e policit të “Shqiponjave”, u hodh nga një makinë në ecje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:58 - 23/04/22 |
Opi Nion

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e shkuar në derën e një dyqani që është në pronësi të shtetasit Hysen Gashi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund i Ri në Sukth. Fatmirësisht nga shpërthimi mësohet se ka vetëm dëme materiale.

Mësohet se  dyqani ku është vendosur lënda plasëse i përket punonjësit të policisë së Rendit në Durrës, Hysen Gashi.

Nga kamerat e sigurisë është zbuluar se ka qenë një automjet në lëvizje që teksa ka kaluar me shpejtësi ka hedhur eksplozivin.

Gashi aktualisht punon me forcat Shqiponja dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd, dhe se dyshon që ngjarja t’i ketë ndodhur për shkak të detyrës./Opinion.al

Pas