Bota

Tërmet me magnitudë 7.2 në Haiti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:45 - 14/08/21 |
Opi Nion

Një tërmet me magnitudë 7.2 u regjistrua në Haiti, 12 km në verilindje të Saint-Louis-du-Sud sikurse raporton qendra sizmiologjike euro-mesdhetare.

Tërmeti me thellësi 10 km u ndje në orën 8:30 sipas kohës lokale (13:30 sipas orës shqiptare), ndërsa epiqendra e tij ka qenë në verilindje të qytetit Saint-Louis-du-Sud. Raportohen dëme të mëdha materiale në zonat e Jérémie dhe Les Cayes, sipas imazheve të shpërndara në rrjet nga dëshmitarët. Nuk ka ende të dhëna për viktima./Opinion.al

Pas