Politikë

Tërheqja e Ramës nga vendosja e fashës, Meta: Frikë përpara zgjedhjeve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:01 - 30/09/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ditën e sotme ka komentuar vendimin e kryeministrit Rama që fasha e energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat/orë të mos hyjë në fuqi në 1 tetor.

Meta tha se ky vendim tregon që nuk ekziston shteti i së drejtës dhe se nuk ka instuticione të pavarura që mbrojnë interesat e konsumatorit.

Ndër të tjera, Meta tha se me vendimin e marrë është shpallur mosekzistenca e ERE si ent i pavarur.

“Cilin vendim? Ky vendim i marrë, i shpallur, i zhbërë, në mënyrat më të turpshme tregon dhe njëherë që nuk ekziston shteti i së drejtës, që nuk ekzistojnë institucionet të pavarura që mbrojnë interesin e qytetarit, të konsumatorit, që bëjnë detyrën sipas ligjit. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë. Praktikisht me të dyja këto vendime, sidomos me këtë të sotmin është shpallur mosekzistenca e ERE-s si ent i pavarur. Për arsye se vendimi që ERE mori dhe shpalli ishte tërësisht i pabazuar në asnjë analizë financiare, por vetëm te një vendim i Asamblesë së Përgjithshme të KESH-it. Rast i paprecedentë që KESH-i të përcaktojë se kush janë fashat tarifore, për më tepër që është konflikt interesi. Për herë të parë kemi dhe kalim të kompetencave të Këshillit Mbikëqyrës të KESH-it. Është jashtë kompetencave të KESH-it dhe në konflikt interesi. nuk mund të mbulohen vjedhjet duke katërfishuar çmimin e energjisë në mënyrë barbare. ERE jo vetëm që mori një vendim siç e çoi qeveria, por tani ky e zhbëri ERE-n sepse një akt të tillë duhet përsëri ta merrte ERE. Kjo tregon që shteti i së drejtës ka rënë, që kemi në krye të qeverisë një kryeministër provokator, që provokon qytetarët, taksapaguesit, shtresa të tëra në rast se ata nuk reagojnë, në rast se opozita nuk reagon, nëse nuk i çmonton këto manovra hajdutërie në kurrizin e qytetarëve për të mbuluar korrupsionin galopant në sistemin energjetik”, tha Meta.

Më tej Meta shtoi se kreu i qeverisë u tërhoq për faktin se para janë zgjedhjet, ndërsa shtoi se ai ka si plan që të 5-6 fishojë çmimin më pas.

“Kjo ishte e qartë, vjedhje nga ana e qeverisë, në kurriz të bizneseve, sipërmarrjes. Është frikë përpara zgjedhjeve për të mos përballuar këtë akt kaq arbitrar dhe antinjerëzor, por me shpresën për të kaluar zgjedhjet dhe për t’jua shtuar 5-6 fish. Por kjo s’ka për të ndodhur, pasi qytetarët shqiptarë janë të ndërgjegjshëm për pehlivanllëqet e këtij artisti që po i a nxin jetën qytetarëve të ndershëm. Këto synojnë të krijojnë pasiguri, panik, shantazh dhe shpesh për t’i fyer qytetarët e këtij vendi si njerëz të cilët nuk kanë sy, vesh e kujtesë dhe nuk kanë dinjitet. Kjo kohë pa përfunduar. Opozita do të vazhdojë më tej misionin e saj. Kur ngrihet populli bien çmimet.”, tha Meta./Opinion.al

 

Pas