Politikë

Krisje e marrëdhënieve të Partisë së Lirisë me PD? Meta: Mashtrim i Edi Ramës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:15 - 30/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë konferencës së sotme për mediat është pyetur nëse ka një krisje në marrëdhëniet midis tij dhe kreut të PD Sali Berisha.

Meta tha se nuk është e vërtetë diçka e tillë, ndërsa shtoi se ka patur një koherencë të qartë midis Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike.

“Nuk ekziston asnjë krizë përvec atyre që shpiken nga mendja e Ramës dhe e të gjithë sterineve të tij të shpërndarë kudo.
Besoj se ka qenë një koherencë e qartë e Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike dhe jo vetëm, edhe e shumë ekspertëve me integritet që e ka cmontuar dhe e ka treguar të gjithë qytetarëve shqiptarë se vjedhja që planifikonte të bënte Rama përmes katërfishimit të faturave të energjisë ishte tërsisht një mashtrim që synonte të mbulonte vjedhjet e pamata të jashtëzakonshme që kanë ndodhura në sistemet e energjisë, dështimet që kanë ndodhur në këtë sektor dhe t’ua kalonte shtresave të varfra”, tha Meta./Opinion.al

Pas