Aktualitet

Kë do zgjidhnit mes SHBA dhe Sali Berishës?Meta:Mos harroni, Amerika është vendi i lirisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:07 - 30/09/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat këtë të premte është pyetur nga gazetarët se çfarë zgjedhje do bënte nëse do i kërkohej nga ambasada e SHBA për t’u distancuar nga  kreu i PD Sali Berisha.

Meta tha se në çdo rast marrëdhëniet e Partisë së Lirisë me SHBA nuk cënohen. Sipas tij , Amerika është vendi i lirisë, dhe në finale mbizotëron vullneti i popullit.

Ilir Meta: Kemi pasur një bisedë të hapur e bashkëpunuese, sikurse dhe vetë me aq sa kam ndjekur është shprehur zonja ambasadore, ne nuk ndajmë të njëjtat mendime e vlerësime për cdo gjë. Kjo është normale se unë jam politikan ndërsa zonja ambasadore diplomate e do i përmbahet udhëzimeve që merr.

Ajo që është me rëndësi sa i takon marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA besoj se bashkëpunimi është i shkëlqyer në gjithë fushat.

Sa i takon cështjeve të brendshme, respektojnë zgjedhjet e cdo force politike dhe të qytetarëve shqiptarë dhe jam i sigurt që do respektojnë dhe cdo vendim të hapur e demokratik që merr Partia e Lirisë.

Pyetje: Po nëse do ketë një kërkesë të artikuluar nga ambasada e SHBA për t’u distancuar nga zoti Berisha cila do ishte zgjedhja?

Ilir Meta: Në çdo rast marrëdhëniet e Partisë së Lirisë me SHBA nuk cënohen. Mos harroni që Amerika është vendi i lirisë, dhe në finale mbizotëron vullneti i popullit dhe Amerika e ka treguar që e respekton vullnetin e popullit.

Pas