Aktualitet

Tentoi të trafikonte një 17-vjeçare, i riu kapet ne kufi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:47 - 10/10/18 |
el ida

Xhoni Qëndraj tentoi të trafikojë një shtetase të mitur. Ai u kap në flagrancë nga policia duke kaluar kufirin. I riu ka bërë rezistencë me qëllim që të kalonte kufirin bashke me 17-vjeçaren që e kishte kallëzuar.

Arrestohet në flagrancë shtetasi: Xhoni Qëndraj, 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Vlorë. Policia e Sarandës ka bërë arrestimin e tij mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetësia F.A, 17 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Xhoni Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin Grek.

Në momentin e konstatimit dhe kapjes së këtij shtetasi në Pikën e Kalimit Kufitar Sarandë, Xhoni Qëndraj ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me shtetasen e mitur të cilën e kishte marrë me vete.

Gjithashtu, Xhoni Qëndra është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin “Four” më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 128/b dhe 242 të Kodit Penal

Pas