Aktualitet

Foto me trafikant, Pjerin Ndreu-Berishës: Je malësor, ke harruar rregullat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:08 - 10/10/18 |
b.f

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu reagoi në facebook pas një foto që publikoi Berisha sipas të cilit deputeti pozonte me një të dënuar për trafik droge. Pjerin Ndreu nuk e ka mohuar se ndodhet në shoqërinë e shtetasit Albert Tuci, por thotë se ka zbatuar traditën e malësore. “Meqe je edhe malësor por që ke harru rregullat elementare të tavolines, në shpi të tjetrit nuk i vendos rregullat e as nuk zgjedh të ftuarit ti!”

Statusi i plotë i Pjerin Ndreut në facebook

Doktor hajde bejme Veting per darkat por kam frike se do habitet edhe Prishtina jo vetem Tropoja me darkat e tua, se Beogradi ti dhe une e dime qe nuk habitemi se ka edhe bisedat qe ke bere me ato, jo vetem fotografi! Hiq dore nga perndjekjet e njerezve me dreka e darka se ato jane pa protokoll, nuk kane kriter deshmine e penalitetit ! Meqe je edhe malsor por qe ke harru rregullat elementare te tavolines, ne shpi te tjetrit nuk i vendos rregullat e as nuk zgjedh te ftuarit ti!

lexo edhe:

CFARE THA BERISHA

*Foto e Pjerin Ndreut me shtetasin Albert Tuci (publikuar nga Berisha)

Pas