Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

TechAccelerator në Bruksel, Karçanaj: Shqipëria plotësisht digjitale në 2030, përmes Inteligjencës Artificiale

2023/10/31 at 6:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
TechAccelerator në Bruksel, Karçanaj: Shqipëria plotësisht digjitale në 2030, përmes Inteligjencës Artificiale

Shqipëria do të nisë së shpejti përdorimin e gjerë të Inteligjencës Artificiale, për të sjellë një ndryshim thelbësor në jetët e qytetarëve.


Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj mori pjesë në punimet e TechAccelerator, organizuar nga Instituti Tony Blair për Ndryshim Global në Bruksel, nga ku prezantoi planin për Shqipërinë plotësisht digjitale në 2030.

“Shqipëria do nisë së shpejti përdorimin e gjerë të Inteligjencës Artificiale duke sjellë një ndryshim thelbësor në jetët tona. Teknologjia e re do të mundësojë shërbime proaktive, asistencë zanore për çdo shërbim publik, lehtësi në aplikim. Por jo vetëm kaq. Përmes Inteligjencës artificiale do të rritet transparenca në prokurimet publike, në sektorin e tatim-taksave, në administratën publike”, tha Karçanaj në një njoftim në mediat sociale.

Sipas saj, Shqipëria është gati për nisjen e e-Albania 2.0 me shërbime publike online proaktive përmes inteligjencës artificiale.

“Forumi i TechAccelerator ishte një shans për t’u njohur me zhvillimet më të fundit në teknologji por edhe me eksperiencat e suksesshme të përdorimit të Inteligjencës Artificiale në shërbim të njerëzve”, shtoi Karçanaj.

e-Albania ka sjellë ndryshim cilësor në jetën e shqiptarëve. Vendi ynë ka marrë vlerësime të vazhdueshme nga institucione të ndryshme ndërkombëtare, si OECD, KE, DASH, të cilët nëpërmjet raporteve të tyre janë shprehur me nota pozitive për progresin, duke na renditur ndër të parët në rajon dhe krahas vendeve të zhvilluara europiane.

Përllogaritet se qytetarët dhe bizneset tashmë kanë kursyer 12 milionë euro dhe 1010 vite pritje në radhë, falë procesit të digjitalizimit.

Aktualisht në platformën e-Albania janë 1231 shërbime elektronike ose 95 % e të gjitha shërbimeve publike shtetërore.

Etiketa: brukselinteligjenca artificialeshqiperiTechAccelerator


Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Serbia nuk i kërkon shtetasit e saj që arrestohen në Kosovë

Serbia nuk i kërkon shtetasit e saj që arrestohen në Kosovë

Moti i keq përfshin veriun e Italisë

Moti i keq përfshin veriun e Italisë

Sulmet izraelite, OKB: Gaza është kthyer në një varrezë për mijëra fëmijë

Sulmet izraelite, OKB: Gaza është kthyer në një varrezë për mijëra fëmijë
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}