Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia nuk i kërkon shtetasit e saj që arrestohen në Kosovë

2023/10/31 at 6:35 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Serbia nuk i kërkon shtetasit e saj që arrestohen në Kosovë

Mund të cilësohet edhe “strehë” për kriminelët e kërkuar nga Serbia.


Katër shtetas serbë, me fletarrestim nga agjencia ndërkombëtare e policisë, Interpol, janë arrestuar këtë vit në Kosovë – i fundit më 30 tetor.

Por, dy prej tyre tashmë janë liruar, pasi kanë kaluar periudhën prej 40 ditësh në paraburgim – aq sa e parasheh Ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar i Kosovës – dhe Kosova nuk ka marrë asnjë kërkesë nga Serbia për ekstradimin e tyre.

Dy vendet kanë Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike qysh në vitin 2013, por zbatimi i saj lë për të dëshiruar.

I dënuar, por i lirë

J.P., i kërkuar dhe i dënuar në Serbi për korrupsion, është kapur nga autoritetet e Kosovës muaj më parë, në bazë të një fletarrestimi të Interpolit.

Ligji për bashkëpunim gjyqësor në çështjet penale thotë se në çdo rast kur Kosova arreston një shtetas të huaj në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, atij i caktohet masa e paraburgimit prej 40 ditësh në pritje të kërkesës formale për ekstradim nga shteti që e ka lëshuar fletarrestimin ndërkombëtar.

J.P. nga Novi Sadi – identitetin e të cilit Radio Evropa e Lirë e ka të plotë – është liruar pas 40 ditësh, pasi shteti serb nuk ka shfaqur interesim për pranimin e tij, edhe pse është njoftuar nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës për rastin e tij.

“Pala serbe nuk do të bashkëpunojë as për personat që i ka shpallur vetë në kërkim”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, Gazmend Çitaku.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili monitorin punën e gjykatave në vend, thonë për Radion Evropa e Lirë se nëse shteti kërkues – në këtë rast Serbia – nuk paraqet kërkesë zyrtare për ekstradim brenda 40 ditësh, “autoritetet gjyqësore në Kosovë nuk kanë rrugë tjetër veçse ta lirojnë të kërkuarin”.

REL-i ka pyetur edhe Policinë e Serbisë, edhe Ministrinë e Drejtësisë atje se përse nuk i pranon personat e kërkuar që arrestohen në Kosovë, por prej asnjërit institucion nuk ka marrë përgjigje.

Sipas të dhënave që ka siguruar REL-i nga Policia e Kosovës, deri më tash këtë vit janë arrestuar katër shtetas të Serbisë me fletarrestim ndërkombëtar, ndërsa vitin e kaluar është arrestuar një.

Nuk ka vullnet politik

Njohës të çështjeve gjyqësore thonë se epilogu i këtyre procedurave, zakonisht, ndikohet nga vullneti politik i një vendi, i shprehur nëpërmjet institucioneve të tij.

“E, kur jemi te vullneti politik, dihet se në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë ai mungon”, thotë për Radion Evropa e Lirë Hamdi Ibrahimi, ish-kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, sipas detyrës zyrtare, e liron personin, nëse kërkesa për ekstradim nuk është pranuar nga gjykata brenda dyzet ditësh nga dita e arrestimit. Por, lirimi nuk e përjashton mundësinë e arrestimit të sërishëm dhe ekstradimin e tij apo të saj, nëse kërkesa për ekstradim pranohet më pas”, shpjegon Ibrahimi.

Si vepron Kosova?

Meqë nuk është anëtare, Kosova në Interpol përfaqësohet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, UNMIK. Por, në pyetjet e REL-it në lidhje me të arrestuarit serbë në Kosovë, për të cilët Serbia nuk parashtron kërkesë ekstradimi, UNMIK-u tha se që nga viti 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, ky mision nuk ka asnjë rol në këto çështje.

Me Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike është e paraparë që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë kërkesa gjyqësore përmes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Sipas marrëveshjes, Kosova e bën fillimisht kërkesën në Zyrën e BE-së në Kosovë, nga ku kalon te Zyra e BE-së në Serbi dhe prej aty te Ministria e Drejtësisë e Serbisë. Përgjigjja, po ashtu, shkon në këtë formë.

Në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë thonë se, përmes Zyrës së BE-së, i kanë njoftuar autoritetet serbe për të katër shtetasit serbë të arrestuar këtë vit në Kosovë, por se nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ngjashëm konfirmon edhe Zyra e BE-së në Prishtinë. Që nga shtatori i vitit të kaluar, sipas saj, “nuk ka pasur as kërkesa, as përgjigje të shkëmbyera nga autoritetet serbe”.

“…në anën tjetër, autoritetet gjyqësore të Kosovës, në vazhdimësi dhe pa asnjë ndërprerje, i kanë përcjellë lëndët përmes përfaqësuesit special të BE-së tek autoritetet e Serbisë”, tha Zyra e BE-së në një deklaratë me shkrim dërguar REL-it.

Nëse asgjë nuk ndryshon, gjasat janë që edhe serbi I.T., i arrestuar në Kosovë më 10 tetor në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lirohet pasi ta përfundojë masën e paraburgimit prej 40 ditësh.

Avokatja e tij, Fehmie Gashi Bytyqi, e caktuar nga Oda e Avokatëve e Kosovës, thotë për REL-in se nga Interpoli ka vetëm fletarrestim për klientin e saj dhe jo dosje se për çfarë kërkohet.

Ajo thotë se ka kërkuar nga sistemi i drejtësisë në Kosovë që I.T. të mos ekstradohet në Serbi derisa të kryhen procedurat gjyqësore.

A është zbatuar ndonjëherë Marrëveshja për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike?

Sipas IKD-së, Marrëveshja për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike me Serbinë është zbatuar kryesisht në raste civile. Serbia nuk ka bashkëpunuar në asnjë rast që lidhet me krime lufte ose që përfshin individë të profilit të lartë, thotë IKD.

Zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Prishtinë i ka ofruar REL-it të dhëna nga viti 2020 deri në shtator të këtij viti, sipas të cilave, Kosova ka bërë 1.460 kërkesa në Serbi për lëndë të ndryshme gjyqësore, ndërsa përgjigje ka marrë në 415 prej tyre.

Serbia, gjatë periudhës së njëjtë kohore, i ka dorëzuar Kosovës 596 kërkesa, ndërsa përgjigje ka marrë për 1.050, pasi shumë prej tyre kanë përfshirë përgjigje në kërkesat e bëra para vitit 2020.

Aktualisht, Kosova është duke bërë thirrje që Serbia t’i dorëzojë pjesëmarrësit në sulmin vdekjeprurës në Banjskë të Zveçanit, që besohet se gjenden atje. Se si do të jetë epilogu i tyre, tash për tash është e paqartë./ REL



Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Para
Moti i keq përfshin veriun e Italisë

Moti i keq përfshin veriun e Italisë

Sulmet izraelite, OKB: Gaza është kthyer në një varrezë për mijëra fëmijë

Sulmet izraelite, OKB: Gaza është kthyer në një varrezë për mijëra fëmijë

Biden sanksionon ish-presidentin iranian Ahmadinexhad

Biden firmos urdhër ekzekutiv për mbikqyrjen e inteligjencës artificiale
















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}