Kryesore

Takoi ambasadoren e SHBA, Tabaku: Diskutuam për shqetësimet e opozitës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:55 - 27/09/22 |
Opi Nion

Pasditen e sotme ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka takuar në kryesinë e Kuvendit, deputeten e PD, Jorida Tabaku.

Në përfundim të takimit, Tabaku ka treguar detaje nga takimi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Tabakut, me diplomaten amerikane ka diskutuar për procesin e integrimit  në BE dhe plotësimin e kushteve.

Deputetja thotë se në fokus të bisedës ishin dhe shqetësimet e opozitës mbi nismat e qeverisë amnistia Fiskale,  pasaportat e arta apo legalizimi i kanabisit.

Postimi i Tabakut

Sot diskutova me @USAmbAlbania prioritetet e procesit të integrimit 🇪🇺, rëndësinë e përfshirjes së 🏛️. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin:Lufta korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira&ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës!

Gjithashtu fokus të veçantë me @USAmbAlbania morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si:

Amnistia Fiskale, 🛂 Pasaportat e Arta, Legalizimi Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop ⏹️!

E angazhuar për të mbikqyrur&kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike!

I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijrave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria.

Pas