Te Fundit

Miliona në xhepat e drejtuesve politik të ministrive


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:04 - 13/10/15 |
b.f

TIRANË- Ata që kanë pozicione drejtuese nëpër ministri apo drejtori të rëndësishme të administratës shtetërore nuk mjaftohen me pagën dhe benefitet që u jep pozicioni por janë të regjistruar në borde të ndryshme duke bërë që pagës së tyre t’iu shtohen disa zero. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se paga e një zv.ministri apo e një shefi kabineti në ministri është më e lartë edhe se e Presidentit apo e Kryeministrit për shkak të anëtarësisë në disa borde.

Ata që marrin superpaga janë drejtorët e kabinetit në të gjitha ministritë, sekretarët e përgjithshëm, drejtorët e përgjithshëm, zëvendësministra, drejtorët e drejtorive, etj. Këta drejtues të lartë rezultojnë të angazhuar në kohë të pjesshme në cilësinë e kryetarëve/ anëtarëve në borde, komisione, këshilla dhe organe të tjera kolegjiale.

KLSH­ja ka zbuluar se në shumë raste këta punonjës politik të ministrive, as nuk marrin pjesë në mbledhjet e bordeve dhe sërish paguhen. “Nga auditimi u konstatuan raste të përfitimit të shpërblimeve të ekzagjeruara për pjesëmarrje në këshillat e bordet, të cilat shkojnë nga 60.000­162.000 lekë/për mbledhje, në disa raste edhe duke mos marrë pjesë në mbledhje”, shkruhet në raportin e KLSH-së.

Sakaq KLSH-ja thote se keta persona se mbrojnë drejtuesit e ndërmarrjeve vetëm për të qenë anëtarë bordi. “KLSH­ja konstaton se Këshillat Mbikëqyrës, me vendimmarrjet e tyre favorizuese dhe arbitrare, jo vetëm nuk luajnë një rol mbikëqyrës, drejtues dhe përcaktues për zhvillim, me efekte rritjen e performancës së shoqërive anonime shtetërore, por, krahas paefektshmërisë së tyre, me nënshtrimin e plotë ndaj atij që u paguan borderotë, në disa raste shfaqen dhe në rolin e ‘avokatit mbrojtës’ ndaj administratorëve abuzivë dhe shkelësve të ligjit”.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas