Sociale

Super ofertë për modelin e ri C 200 diesel


               Publikuar në : 14:40 - 25/11/19 |
Geljano Fataj

Nuk është thjesht modeli më i suksesshëm i Mercedes-Benz, por një model i përmirësuar vazhdimisht, deri në perfeksion. Dhe kur diçka është perfekte, ne e bëjmë më të mirë. Tani është momenti më i mirë për të ndryshuar gjërat dhe për të përfituar nga oferta dhe mundësitë fantastike.

C 200 d në ngjyrë të bardhë dhe stilim standard, prodhim i 2019 dhe me 0 km, e përfitoni në ofertë për 40 000 Euro (përfshirë targa dhe TVSH) dhe të kurseni 10 940 Euro. Jo vetëm kaq! Përveç, çmimit fantastik dhe garancisë 2-vjeçare të prodhuesit, ne ju dhurojmë dhe 3 vite garanci shtesë. Në total, C-Class i ri mundësohet me 5 vite garanci dhe shoqërohet edhe me disa paketa fantastike financimi, të cilat mund të përshtaten sipas dëshirës dhe nevojave tuaja…

C-Class i ri; Përmirësimi nuk njeh kufij
C-Class është modeli më i pëlqyer dhe më i shitur i Mercedes-Benz dhe shquhet për format dhe dimensionet perfekte, komoditetin dhe luksin e interiorit, detaje që janë përmirësuar në maksimum në modelin e fundit. Moderi i ri C-Class (facelift) është përshtatur totalisht dizajnin e ri dhe modern të Mercedes-Benz, me linja sportive dhe interior luksoz. Arkitektura elektronike është tërësisht e re dhe përfshin gjeneratën më të fundit të MBUX-Mercedes-Benz User Experience, sistemet më moderne të asistencës dhe sigurisht me hapësira më të bollshme dhe komoditet maksimal. Modelet C-Class në ofertë janë të pajisura me motorë të rinj 200 diesel, të cilët gjernerojnë më shumë fuqi dhe janë më efikasë. Konsumi i karburantit është reduktuar ndjeshëm dhe C 200 d konsumon në vetëm 4,5-4,1 litra/100 km.

Interiori: Elegancë, prestigj dhe luks
Interiori i C-Class të ri është një kënaqësi me vete, një kombinim fantastik i sensuales me sportiven. Materiale të cilësisë superiore, saktësi precize e përpunimit të materialeve dhe shumë elementë të tjerë, të japin një ndjesi fantastike, të njëjtë me atë të modeleve S-Class. Hapësira e bollshme është një tregues i luksit modern në modelet C-Class. Arkitektura sportive është adoptuar me mjeshtëri me pamjen e re të panelit; butonë me prekje dhe timon i ri i rikonceptuar totalisht, paneli tërësisht digjital dhe ekranë më të mëdhenj, përfshirë dhe sistemin multimedial të gjeneratës së më të fundit dhe shumë risi të tjera…

 

Financim deri në 90 % të vlerë së mjetit
Për ta bërë sa më të prekshëm për të gjithë ardhuruesit e modelit më të pëlqyer të Mercedes-Benz, oferta dhe garancia 5-vjeçare shoqërohet dhe me disa paketa fantastike financimi, të cilat mund të përshtaten sipas preferencave dhe nevojave tuaja. Mundësitë e financimit për modelin C-Class në ofertë përfshijnë financim deri në 90 % të vlerës së mjetit, për një peridhë që varion nga 1 deri në 6 vite, me vetëm 3.9 % interes. Pra, shuma e parapagimit fillon nga 10 % e vlerës së mjetit. Paketat e financimit gjithashtu përfshijnë dhe mundësi shlyerjeje me tri këste dhe shumë avantazhe të tjera…

Pas