Kronikë

U vodhën 800 euro 3 studentëve,pranga 22-vjeçarit në kërkim bashkëpunëtori


               Publikuar në : 15:07 - 25/11/19 |
xhu lia

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës pasi në bashkëpunim me një person tjetër të shpallur në kërkim kanë grabitur  një shtëpi ku jetonin me qira 3 studentë.

Dy autorët kanë hyrë në shtëpinë e studentëve dhe në kërcënimin e një thike u kanë marrë 800 euro. Pas ndërhyrjes së policisë u bë i mundur arrestimi në flagrancë e një prej autorëve, 22-vjeçari me iniciale S.A banues në Vlorë, i cili ka ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Bashkëpunëtori i tij është ende në kërkim nga blutë, gjithashtu mësohet se autorët e dyshuar kishin disa ditë që jetonin me qira në një nga hyrjet e pallatit ku jetonin edhe tre studentët.

Sipas njoftimit të policisë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 telefona , dy çanta dore dhe një sasi parash./Opinion.al/

 

 

Pas