Aktualitet

Sulmi kibernetik në Kosovë, Berisha: U krye nga sistemet e Shqipërisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 23/09/22 |
Opi Nion

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar në konferencën e sotme se sulmi kibernetik në Kosovë, ka ndodhur nga sistemet e Shqipërisë.

Berisha foli për një penetrim të plotë të hakerave serbë ose ruse, sepse sipas tij dihet që problemet më madhore me Kosovën i kanë ata.

“Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë. Mali i Zi është në atak. Gjithashtu edhe Maqedonia. Nuk e di nëse janë sulmuar nga sistemet shqiptare këto të fundit. Por për Kosovën është e sigurt.

Çka do të thotë penetrim i plotë i hakerave serbë ose rusë. Sepse dihet se problemet më madhore me Kosovën i kanë. E vërteta është se mbrojtja e Kosovës ka deklaruar se sulmet janë nga rajoni.

Mirëpo, Edi Rama kërkon t’i mbyllë të gjitha me ajatollahët.  Shqiptarët dhe aleatët tanë duhet të dinë të vërtetën. Se sistemi TIMS dhe MEMEX, dhe databaze i policisë shkencore ka çdo gjë, ADN, grup gjaku, gishti, çdo gjë të botës së nëndheshme. Nuk ka asnjë lidhje me portalet. Ka lidhje me ndërhyrjen direkte të hakerave që duan të zhdukin lidhjet e qeverisë me krimin”, tha Berisha.

 

Pas