Kryesore

Berisha: Edi Rama është në hetim ndërkombëtar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 23/09/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët tha se kryeministri Edi Rama ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar.

Sipas tij, hakerat e qeverisë kanë ndërhyrë në sistemin TIMS dhe MEMEX dhe në databazen e policisë shkencore për të zhdukur lidhjet e tij me krimin.

“Shqiptarët dhe aleatët tanë duhet të dinë të vërtetën. Se sistemi TIMS dhe MEMEX, dhe databaze i policisë shkencore ka çdo gjë, ADN, grup gjaku, gishti, çdo gjë të botës së nëndheshme.

Nuk ka asnjë lidhje me portalet. Ka lidhje direkte me ndërhyrje të hakerave të qeverisë që do të zhdukë lidhjet e saj me krimin.

Janë me dhjetra e dhjetra orë komunikimi të qeveritarëve me grupet më të rrezikshme kriminale në Shqipëri, në Dubai, në Amerikën Latine, në Meksikë e kudo.

Unë mund t’u deklaroj ju se personalisht Edi Rama është sipas të gjitha indicieve, në hetim ndërkombëtar, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar”, u shpreh Berisha./Opinion.al

 

Pas