Kryesore

Lobimi rus/Berisha-Bashës: Mos kujto se mbyllet ky problem, do dalësh të deklarosh për…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:01 - 23/09/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët ditën e sotme komentoi sërish financimin rus të PD-së.

Berisha tha se kryeministri Rama ishte në dijeni se paratë e Lulzim Bashës ishin ruse, dhe se ka bërë çdo gjë për ta mbrojtur.

Kryedemokrati iu drejtua Bashës duke i thënë se ky problem nuk do të mbyllet këtu dhe se do të deklarojë para shqiptarëve për financimin tani që ka një raport me të dhëna konkrete.

“Mos harroni deklaratën që bëri dje se ai (Rama) e dinte që paratë e Lulzim Bashës ishin ruse. Po nëse e dije si ndërhyre në gjykatë ti për ta nxjerrë të pafajshëm? Nga kush e mori urdhrin ky? Edhe sot i them Lul Bashës; ‘mos kujto se mbyllet ky problem. Do dalësh të deklarosh dhe t’u thuash shqiptarëve që tani që ka një raport me të dhëna konkrete mos mendoni se kalohet me mbrojtjen që i bën Edi Rama’. Dolën aty dhe thanë se Yuri Kim do dalë dhe do përgënjeshtrojë raportin”, tha Berisha./Opinion.al

Pas