Kryesore

Berisha:Infrastruktura digjitale u dëmtua nga hakera të qeverisë, iranianë, rusë e serbë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:31 - 23/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partsë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat tha se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës digjitale kanë marrë pjesë hakera iranianë, vetë qeveria, rusët dhe serbët. Sipas tij, këtë të vërtetë opozita e ka konfirmuar nga burime serioze.

“Asnjë urdhër nuk mund të zbatohet më bazuar në dokumentim shkencor të personit. E sigurt është që ky është një bashkëpunim qeveritoaropoliceske, operacion i paprecedentë përveçse me shtetin e mafies në Shqipëri. Në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës digjitale janë hakera iraninë, janë hakera të qeverisë, rusë dhe serbë. Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë serioze. E them këtë për t’iu thënë të vërtetën shqiptarëve të cilët ua fsheh Edi Rama dhe klika e tij. Shqiptarët janë dëshmitarë se hakërimi masiv i të dhënave të tyre personale filloi me dorëzimin e tyre nga patronazhistët, vazhdoi me targat, letërnjoftimet. Prat ë  gjtiha këto janë pa diskutim, se unë s’besoj se u dha Irani të dhënat patronazhistëve. Ajatullah ka interesa të tjera, po ua dha Edi Rama me grupin e tij.’- tha Berisha./Opinion.al

 

Pas