Aktualitet

Sulmi kibernetik/Kadastra:Nuk mundësohet aplikimi për shërbimet kadastrale deri..



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:58 - 18/07/22 |
Opi Nion

Pas mbylljes së portalit shtetëror të e-Albania për shkak të sulmit kibernetik nga jashtë vendit ka ardhur dhe njoftimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Përmes një njoftimi të bërë në rrjetin social “Facebook”, Kadastra njofton qytetarët se nuk mundësohet aplikimi për shërbimet kadastrale nëpërmjet e-Albania deri në një njoftim të dytë.

“Të nderuar Qytetarë!

Sikurse jeni në dijeni, Platforma Qeveritare po përballet me sulme kibernetike nga jashtë vendit.
Të ndodhur në këtë situatë Agjencia Shtetërore e Kadastrës me keqardhje ju bën me dije, se nuk mundësohet aplikimi për shërbimet kadastrale nëpërmjet e-Albania, deri në një njoftim të dytë.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin! 🙏🏼”, deklaron Kadastra.

 

Pas