Aktualitet

Sulmi kibernetik, Rama: Agresori është në tërheqje, shërbimet rikthehen shpejt



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:22 - 18/07/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik ndaj sistemeve qeveritare dhe ka bërë me dije se masat mbrojtëse që ka ndërmarrë AKSH-i po rezultojnë të suksesshme.

Në një status në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan se agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë thekson se nëse nuk do të ketë surpriza shërbimet do rikthehen shumë shpejt.

“Kundërofensiva e AKSH-it dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë,po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme! Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje!Nëse s’do kemi surpriza të tjera,shërbimet do rikthehen shumë shpejt!”-shkruan Rama./Opinion.al

Pas