Kronikë

“Vrasje me klering”,Hoxha: Skema mafioze,askush s’i afrohet dot grupeve kriminale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:22 - 18/07/22 |
Opi Nion

Pasditen e djeshme u ekzekutuan, nga persona ende të paidentifikuar, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Tre të rinj mbetën të vrarë pas një atentati të mirë-organizuar mafioz në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Abc Live” u shpreh se këto grupe përdorin kallashnikovin për ekzekutimet pasi nuk të lë mundësi veprimi. Ai e cilësoi vrasje me pagesë ekzekutimin e tre të rinjve ndërsa u shpreh se tani mënyra e vrasjeve po bëhet me “klering”.

Kjo do të thotë se hetimet vështirësohen pasi policia mund të arrijë deri te personi që ka marrë porosinë, por jo te ai që e ka porositur.

“Kallashnikovi nuk të lë mundësi veprimi, prandaj këto grupe përdorin kallashnikovin, kjo është një vrasje e kryer me pagesë. Organizatorët janë tjetër gjë, porositësit tjetër. Po përdoret shpesh mënyra e vrasjeve me “klering”. Ne dhe struktura jonë të zgjidh një hall që t’i ke në zonën e Fierit apo Vlorës, dhe kur kemi ne nevojë të  kryejmë një vrasje në zonën e Lezhës apo të Laçit na vijnë këta qitësat nga jugu dhe kryejnë punën. Kjo bëhet që të priten fijet. Pra t’i shkon te ai që ka marrë porosinë, jo te porositësi. I quaj “klering” në rastin kur bëhet atentat për atentat, ose atentat kundrejt pagesës”,-tha Hoxha.

Për sa i përket grupeve kriminale, gazetari theksoi se është shumë e vështirë t’i afrohesh pasi lëvizin gjithmonë të armatosur dhe lëvizjet e tyre janë mjaft të kufizuara.

“Këto grupe lëvizin gjithmonë të armatosur, me makina të blinduara dhe t’i nuk i afrohesh dot, ata kanë informacione brenda radhëve të policisë sepse kanë para dhe paguajnë. Në zonën ku rrinë ti e ke shumë të vështirë të afrohesh. Edhe kur futesh ose nuk i gjen, ose ata e kanë pastruar zonën dhe ti nuk gjen asgjë”,-u shpreh ai.

Pas