Bota

Sulmet ruse pranë centralit bërthamor/ Ministri i Ukrainës: Evropa është në rrezik



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:58 - 28/08/22 |
Opi Nion

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba deklaroi se forcat ruse e kanë kthyer uzinën e Zaporizhzhia në një bazë ushtarake, duke vënë në rrezik të gjithë kontinentin.

“Pushtuesit rusë e kthyen NPP Zaporizhzhia në një bazë ushtarake duke vënë në rrezik të gjithë kontinentin. Ushtria ruse duhet të dalë nga uzina,” postoi ai në Twitter.

Ndërkohë,Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka ngritur alarmin për bombardimet që po ndodhin në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë, të kontrolluar nga Rusia, duke thënë se situata aktuale përbën një rrezik të madh dhe mund të çojë në një “katastrofë bërthamore”. Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulmimin e termocentralit dhe për “terrorizëm bërthamor”./Opinion.al

 

 

 

Pas