Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Suedia shtrëngon masat kundër COVID-19

2022/01/10 at 4:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Suedia shtrëngon masat kundër COVID-19

Suedia njoftoi më 10 janar se ka vendosur masa të reja frenuese kundër koronavirusit, përfshirë shkurtimin e orarit të punës së bareve dhe restoranteve si dhe kufizimin e tubimeve publike.

Ky shtet po përballet me rritje të madhe të rasteve për shkak të përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit.

Baret dhe restorantet do të mbyllen në ora 23:00 dhe dëshmia e vaksinimit do të kërkohet për të gjitha tubimet publike që mbahen në ambiente të mbyllura e ku marrin pjesë mbi 50 persona. Ndërkaq, tubimet private nuk mund të kalojnë shifrën prej 20 personash.

Këto masa do të hyjnë në fuqi të mërkurën, më 12 janar. Me masat aktuale, paraqitja e dëshmisë së vaksinimit kërkohet vetëm në ngjarjet ku marrin pjesë më shumë se 500 persona.

Me masat e reja, përveç se do të kërkohet që të ofrohet dëshmia e vaksinimit, qytetarët që do të marrin pjesë në ngjarje që do të zhvillohen në ambiente të mbyllura, duhet të kenë të paktën një metër distancë nga njëri-tjetri.

“Tani ne jemi në një situatë ku kemi nivele rekord të transmetimit”, tha gjatë një konference për media kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson.

Më 5 janar, Suedia regjistroi 23,877 infektime ditore, që është shifra më e lartë e rasteve të reja që ky shtet ka regjistruar që prej fillimit të pandemisë. Në këtë shtet, varianti Omicron është bërë variant dominues.

Me masat e reja, Qeveria ka rekomanduar që qytetarët të kufizojnë ndërveprimet e tyre sociale dhe të shmangin ndejat dhe darkat. Po ashtu është rekomanduar puna nga shtëpia.

Agjencia e Shëndetit Publik tha se beson që masat e reja do të jenë në fuqi deri në mes të shkurtit, por ato do të shqyrtohen çdo dy javë.

Në fillim të pandemisë, Suedia ishte një prej shteteve që nuk vendosi asnjë formë të izolimit dhe nuk mbylli shkollat. Ky shtet ndërmori një qasje më të butë duke rekomanduar distancimin shoqëror dhe punën nga shtëpia.

Që prej fillimit të pandemisë, Suedia ka regjistruar rreth 15,300 viktima, shifër kjo që është pothuajse sa mesatarja e vdekjeve që kanë regjistruar edhe shtetet e tjera evropiane. Por, kjo shifër është më e lartë krahasuar me shtetet fqinje siç janë Norvegjia, Finlanda e Danimarka, që kishin kritikuar strategjinë e Suedisë në fillim të pandemisë./ REL

Ju sugjerojmë

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit
Bota

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit

1 Shtator, 2025 10:21 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

1 Shtator, 2025 9:32 pm
Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar
Bota

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar

1 Shtator, 2025 8:28 pm
U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt
Kronikë

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

1 Shtator, 2025 7:28 pm
Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë
Bota

Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë

1 Shtator, 2025 6:46 pm
Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime
Bota

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime

1 Shtator, 2025 5:22 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

1 Shtator, 2025 4:50 pm
Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029
Kryesore

Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

1 Shtator, 2025 3:26 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor

1 Shtator, 2025 3:16 pm
Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”
Kryesore

Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”

1 Shtator, 2025 3:05 pm
Para
Protesta e 8 janarit/Prokuroria njoftim: 34 të arrestuar, ja për çfarë akuzohen

Protesta e 8 janarit/Prokuroria njoftim: 34 të arrestuar, ja për çfarë akuzohen

Basha: Politikës së dinosaurëve të tranzicionit po i vjen fundi

Protesta/ Basha për Berishën: Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë

Greqi/ Rriten infektimet me COVID-19, humbin jetën 85 qytetarë

Greqi/ Rriten infektimet me COVID-19, humbin jetën 85 qytetarë

TE FUNDIT

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit
1 Shtator, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar...

Lexo më shumë

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
1 Shtator, 2025

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë, pasi më 14 gusht dhunuan një turist austriak në  Durrës. “Në lidhje...

Lexo më shumë

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar
1 Shtator, 2025

Mediat ndërkombëtare raportojnë se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka lënë Phenianin për në Kinë, ku pritet...

Lexo më shumë

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt
1 Shtator, 2025

Është gjetur Marbella të Spanjës trupi i pajetë i 30-vjeçarit Miklovan Danaj, i cili u zhduk në muajin maj. Mediat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com