Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit

2025/09/01 at 10:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit të parlamentit Andriy Parubiy, i cili u ekzekutua më 30 gusht në Lviv.


“I dyshuari ka dhënë dëshminë e tij fillestare. Po kryhen veprime urgjente hetimore për të përcaktuar të gjitha rrethanat e kësaj vrasjeje”,tha Zelensky, duke falënderuar policinë dhe Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës për veprimin e tyre të shpejtë.

Ivan Vyhivskyi, kreu i policisë së Ukrainës, theksoi se krimi nuk ishte aksidental dhe se “ka gjurmë ruse” në të. Sipas Ministrit të Brendshëm Ihor Klimenko, vrasësi u arrestua në rajonin Khmelnytskyi pasi u përpoq të fshihte gjurmët duke ndërruar rrobat dhe duke hedhur armën.

Parubiy u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Lviv të shtunën, pasi agresori, i maskuar si shpërndarës e qëlloi tetë herë me armë zjarri. Policia tha se sulmi ishte planifikuar me kujdes, me vrasësin që kishte ndjekur lëvizjet e viktimës dhe kishte planifikuar arratisjen e tij.

“Brenda 24 orëve nga vrasja, ne ishim tashmë në gjurmët e autorit të krimit dhe brenda 36 orëve ai u arrestua“, tha sakaq Klimenko.

Parubiy ishte një nga figurat kryesore politike të Ukrainës moderne. I lindur në vitin 1971 pranë Lvivit, ai hyri në jetën politike gjatë epokës sovjetike, kur u arrestua dy herë për organizimin e protestave. Pasi Ukraina fitoi pavarësinë, ai u zgjodh në parlament në vitin 2007 dhe mori pjesë në lëvizjet më të rëndësishme pro-evropiane, “Revolucionin Portokalli” të vitit 2004 dhe protestat e Maidanit të viteve 2013/2014, ku ai udhëhoqi grupet e vetëmbrojtjes.

Ai ishte Sekretar i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare nga shkurti deri në gusht 2014, në kohën kur Rusia aneksoi Krimenë dhe filloi luftën në Ukrainën lindore. Për shkak të rolit të tij gjatë asaj periudhe, ai ishte shpesh shënjestër e fushatave të propagandës dhe dezinformimit rus. Parubiy shërbeu si kryetar i parlamentit midis viteve 2016 dhe 2019.



Ju sugjerojmë

Trump: SHBA do ta përfundojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”
Bota

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është shumë më afër nga sa e mendojnë njerëzit

6 Korrik, 2026 5:48 pm
Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak
Aktualitet

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

6 Korrik, 2026 5:46 pm
Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun
Bota

Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun

6 Korrik, 2026 4:25 pm
Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
Bota

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje

6 Korrik, 2026 4:22 pm
Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Aktualitet

Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era

6 Korrik, 2026 4:19 pm
“Made in Kosova”, Kurti: Do prodhojmë armë, fabrika do të ndërtohet në Gjakovë
Rajoni

Lëvizja Vetëvendosje nis procesi i formimit qeverisë

6 Korrik, 2026 4:17 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Shpërthen makina në Shkodër, iu vu lëndë plasëse

6 Korrik, 2026 2:25 pm
“U përpoqa,” Neymar njofton mbylljen e karrierës me Brazilin
Sport

“U përpoqa,” Neymar njofton mbylljen e karrierës me Brazilin

6 Korrik, 2026 2:23 pm
Irani: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm
Bota

Irani: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm

6 Korrik, 2026 2:11 pm
Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin
Aktualitet

Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin

6 Korrik, 2026 1:27 pm
Para

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve
















TE FUNDIT

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është shumë më afër nga sa e mendojnë njerëzit

Trump: SHBA do ta përfundojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”
6 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se beson që si presidenti rus, Vladimir Putin, ashtu edhe presidenti ukrainas,...

Lexo më shumë

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak
6 Korrik, 2026

Autostrada Durrës–Tiranë është bllokuar përkohësisht në zonën pranë Shijakut për shkak të prezencës së madhe të tymit të shkaktuar nga...

Lexo më shumë

Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun

Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun
6 Korrik, 2026

Tensionet mes Federatës Belge të Futbollit (RBFA) dhe FIFA-s po përshkallëzohen, pasi organi drejtues i futbollit botëror duket se po...

Lexo më shumë

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
6 Korrik, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur në një konferencë për shtyp pas mbërritjes në Ankara ku do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}