Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lëvizja Vetëvendosje nis procesi i formimit qeverisë

2026/07/06 at 4:17 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Made in Kosova”, Kurti: Do prodhojmë armë, fabrika do të ndërtohet në Gjakovë

Lëvizja Vetëvendosje tha se i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe se do të kërkojë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit, proces që dështoi muaj më parë dhe e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme.


“Sa i përket Qeverisë, ne i kemi votat e nevojshme. Prandaj, menjëherë pas konstituimit të Kuvendit pa humbur kohë duhet të vazhdojmë me procedurën për votimin e Qeverisë, ndërsa brenda afateve kushtetuese do të angazhohemi edhe për arritjen e konsensusit rreth zgjedhjes së presidentit/es“, tha për Radion Evropa e Lirë ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit me 47.13 për qind të votave apo 53 mandate në Kuvendin prej 120 vendesh.

Për zgjedhjen e Qeverisë kërkohet shumica e thjeshtë prej 61 votash – pra LVV-ja do të mund ta formonte një ekzekutiv me përkrahjen e partive pakicë joserbe – të cilat e kanë mbështetur edhe ekzekutivin aktual.

Megjithatë, për presidentin kërkohet pjesëmarrja në votim në dy rundet e para të të paktën 80 deputetëve. Mospajtimet për zgjedhjen e presidentit çuan në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Sipas Nagavcit, LVV-ja do “të bëjë gjithçka” që është në mandatin e saj që të arrihen votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Andaj, është e nevojshme që deputetët, të cilët kanë fituar besimin e qytetarëve, të jenë në nivelin e përgjegjësisë dhe ta zgjedhim presidentin/en, në mënyrë që ta tejkalojmë bllokadën në të cilën ndodhemi, të shmangim edhe një palë zgjedhje dhe të vazhdojë puna me kompetenca të plota në të gjitha institucionet”, shprehet Nagavci.

Kosova është me ushtrues detyre të presidentit që nga prilli, kur Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar kushtetues. Ndërkohë, partitë janë në pritje të certifikimit të rezultateve për të nisur konsultimet për formimin e institucioneve të reja.

Aktualisht, Gjykata Supreme po trajton disa ankesa dhe ka afat deri të martën që t’i shqyrtojë ato, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po pret vendimet e saj para se të vazhdojë me certifikimin e rezultateve.

Duke folur për këto takime mes partive, Nagavci thekson se kreu i partisë, Albin Kurti do të udhëheqë këtë proces dhe do t’i zhvillojë ato “me synimin për të gjetur zgjidhjen më të mirë për tejkalimin e situatës”.

“LVV-ja nuk është e gatshme për kompromis të gjerë politik”

Por, politologu Dritëro Arifi e interpreton këtë qëndrim si shenjë se LVV-ja nuk është e gatshme për kompromis të gjerë politik.

“Mendoj se nëse shkohet me këtë logjikën ku nuk ka asnjë negociatë mbi ndërtimin e diçkaje pozitive, rezultati do të jetë pak a shumë siç ka qenë vitin e kaluar. Pra, deklarata e Nagavcit është sinjali se ata nuk janë të gatshëm të bashkëqeverisin vetëm ta zgjedhin një president çfarëdo qoftë ai ose ajo. Pra i bie nën urdhrat e LVV-së”, thotë Arifi.

LVV-ja kërkon që vendi të ketë një president konsensual dhe muaj më parë propozoi edhe dy figura nga shoqëria civile, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxha. Por, për shkak të mosarritjes së një marrëveshjeje me partitë opozitare, kandidaturat e LVV-së për president nuk arritën të merrnin votat e nevojshme.

Lidhur me përpjekjet për zgjedhjen e presidentit, Arifi thotë se deklarata e Nagavcit është “pa logjikë, pa përmbajtje, është puro politikë populliste”, teksa thekson se parti të ndryshme kanë dalë me kushte të caktuara për bashkëpunim me LVV-në e Kurtit.

Cilat janë qëndrimet e partive?

Radio Evropa e Lirë u ka dërguar pyetje Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) lidhur me konsultimet për formimin e institucioneve, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, një ditë pas zgjedhjeve deklaroi se fuqia e dytë më e madhe politike është e hapur për bisedime me të gjitha partitë, pa përjashtuar as LVV-në.

“Mendoj se për të pasur institucione shpejt dhe të qëndrueshme, duhet të ketë marrëveshje politike qysh tash, ende pa filluar konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe pastaj zgjedhja e presidentit”, tha ai.

Ditë më parë, ai tha se para se të flitet për bashkëpunim të mundshëm qeverisës janë një sërë temash, sikurse pagat dhe pensionet, kapacitetet energjetike, gazi amerikan, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, që do të duhen të trajtohen me partinë fituese.

Nga LDK-ja – e cila në zgjedhje garoi me Vjosa Osmanin si kandidate për presidente – janë vendosur disa parakushte për një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.

Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në një intervistë dhënë së voni për Klan Kosovën, tha se orientimi strategjik, përfshirë gazin amerikan “janë parakushti i ekzistencës politike” të LDK-së.

Ai tha se duhet të flitet për projekte e parime qeverisëse si dhe për orientimin e Kosovës në katër vjetët e ardhshëm dhe më pas të mund të flitet për pozita.

Abdixhiku tha se për partinë e tij, që të merret vesh për presidentin, jetike mbetet që fillimisht të merren vesh për orientimin që do të ketë shteti.

“Para se të merremi vesh për presidentin, duhet të merremi vesh për orientimin e Kosovës, për politikat strategjike të sigurisë, për politikat zhvillimore dhe natyrën se si e zhvillojmë demokracinë në Kosovë”, tha ai.

Ndërkaq, Aleanca ka paraqitur gjashtë kushte në këmbim të mbështetjes për krijimin e institucioneve të reja.

Kreu i kësaj partie, Adrian Gjini, ndër të tjera ka përmendur kushtin që Kosova ta pranojë projektin e gazit amerikan, ndërtimin e një termocentrali me thëngjill dhe disa kushte të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë.

“Duke e kuptuar logjikën se si ka operuar kjo Qeveri, asnjë nga ato kushte zoti Kurti nuk do t’i marrë për bazë sepse ajo më pas është interferim në bashkëqeverisje. Këta nuk duan bashkëqeverisje po duan vetëm të merren vesh për presidentin”, thotë politologu Arifi duke komentuar kushtet e paraqitura nga partitë opozitare.

Sipas tij, “nuk ka parti normale opozitare që ta japë mbështetjen bllanko për presidentin pa pasur transformim dhe ndryshim në politikat qeverisëse”.

Qeveria në detyrë po përballet me thirrje nga Ambasada amerikane, partitë opozitare dhe odat ekonomike që të bëhet pjesë e nismave rajonale të rrjetit të gazit të lëngshëm natyror (LNG), të mbështetura nga SHBA-ja.

Megjithatë, deri më tani, nga ekzekutivi nuk kanë dhënë sinjale se janë të gatshëm të bëhen pjesë e këtyre nismave, teksa ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë përmendur idenë e gazifikimit të thëngjillit vendas.

Politologu Dritëro Arifi thotë se çështja e gazit amerikan do të duhej të ishte një nga kushtet e partive për krijimin e institucioneve, sepse “vetëm Kosova po mbetet jashtë këtij projekti të madh të SHBA-së. Kjo duhet të jetë një nga pikat e rëndësishme, por jo e vetme”.

Sipas tij, nëse partitë opozitare votojnë për presidentin dhe edhe nëse hipotetikisht LVV-ja pranon ta rishqyrtojë idenë e gazit amerikan “ju nuk keni garancione kushtetuese, ligjore që ata do ta mbajnë fjalën e dhënë. Në këto gjashtë vjet, ajo nuk e ka mbajtur asnjë premtim para dhe pas ardhjes në pushtet”.

Nëse partitë nuk merren vesh për presidentin, vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje. Ato do të ishin të katërtat që nga shkurti i vitit 2025.

Sipas Arifit, nuk ka një klimë apo përpjekje për ndërtimin e një klime pozitive që vendi të dalë nga kjo bllokadë.

Sipas rezultateve përfundimtare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka fituar 19.44 për qind, apo 22 ulëse në zgjedhjet e 7 qershorit; Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 16.69 për qind, apo 18 ulëse; dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – që së voni ka vendosur të përdorë vetëm emrin Aleanca – 6.74 për qind, apo shtatë mandate. /rel



Ju sugjerojmë

Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun
Bota

Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun

6 Korrik, 2026 4:25 pm
Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
Bota

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje

6 Korrik, 2026 4:22 pm
Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Aktualitet

Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era

6 Korrik, 2026 4:19 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Shpërthen makina në Shkodër, iu vu lëndë plasëse

6 Korrik, 2026 2:25 pm
“U përpoqa,” Neymar njofton mbylljen e karrierës me Brazilin
Sport

“U përpoqa,” Neymar njofton mbylljen e karrierës me Brazilin

6 Korrik, 2026 2:23 pm
Irani: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm
Bota

Irani: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm

6 Korrik, 2026 2:11 pm
Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin
Aktualitet

Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin

6 Korrik, 2026 1:27 pm
50 milionë euro mashtrime me call center,Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën
Kronikë

50 milionë euro mashtrime me call center,Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

6 Korrik, 2026 1:24 pm
SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
Bota

Trump dikton kushtet për NATO, çfarë do të diskutohet në Samitin e Ankarasë?

6 Korrik, 2026 1:22 pm
Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet
Sport

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet

6 Korrik, 2026 12:03 pm
Para
Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje

Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun

Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun
















TE FUNDIT

Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun

Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun
6 Korrik, 2026

Tensionet mes Federatës Belge të Futbollit (RBFA) dhe FIFA-s po përshkallëzohen, pasi organi drejtues i futbollit botëror duket se po...

Lexo më shumë

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
6 Korrik, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur në një konferencë për shtyp pas mbërritjes në Ankara ku do...

Lexo më shumë

Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era

Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era
6 Korrik, 2026

Një zjarr ka rënë në fshatin Koxhas, në Bashkinë e Shijakut, ku flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga...

Lexo më shumë

Lëvizja Vetëvendosje nis procesi i formimit qeverisë

“Made in Kosova”, Kurti: Do prodhojmë armë, fabrika do të ndërtohet në Gjakovë
6 Korrik, 2026

Lëvizja Vetëvendosje tha se i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}