Rajoni

Stuhia “Leandros” godet Ballkanin, zbritje temperaturash dhe borë në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:57 - 17/01/21 |
Doriana Çepunaj

Sinoptikanët kanë parashikuar që Ballkani do të goditet nga një stuhi e quajtur “Leandro”. Kjo stuhi ka sjellë uljen e menjëhershme të temperaturave në Greqi. Nga Selaniku e deri në ishullin e Kretës në disa rrugë kombëtare policia ka pezulluar qarkullimin për shkak të trashësisë së dëborës, ndërsa në disa të tjera duhet të vendosen zinxhirët.

Fronti i ftohtë atmosferik “Leandros” goditi Greqinë me reshje dëbore nga Selaniku deri në Atikë, ndërsa raportohet për temperatura polare dhe ndërprerje të energjisë elektrike në pjesën lindore të Selanikut.

Gjithashtu, në jug deri në Kretë priten erëra të forta dhe shi që do të zgjasin deri të martën e ardhshme.

Në Greqinë Veriore pati reshje të mëdha dëbore. Në Trikala dhe Karditsa gjithashtu ka pasur reshje të mëdha dëbore, ndërsa autoritetet po punojnë për pastrimin e rrugëve.

Moti i keq ka goditur edhe pjesën perëndimore të Europës, ku reshjet e dëborës kanë mbuluar Parisin, Brukselin e shumë qytete të tjera. /Opinion.al

Pas