Sport

VIDEO/ Fitorja e pestë radhazi, Manchester City i dyti në Premier League


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:08 - 17/01/21 |
Doriana Çepunaj

Manchester City siguroi fitoren e pestë radhazi në Premier League, pasi fitoi  me rezultatin 4-0 përballjen me Crystal Palace. Me këtë fitore Manchester City është ngjitur në vendin e dytë në renditje.

Stones ishte autor i golit të vetëm në pjesën e parë, ndërsa në të dytën shënuan edhe Gundogan, sërish Stones dhe Sterling.

Edhe pse e nisën keq këtë sezon, lojtarët e drejtuar nga Guardiola, me fitoret e fundit janë duke iu afruar kreut të renditjes.

Me këtë fitore, Manchester City ka shkuar në kuotën e 35 pikëve vetëm dy më pak se Manchester United, por me një ndeshje më pak.

 

 

Pas