Bota

Spiunazh për vite me radhë, Austria dëbon diplomatin rus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:28 - 24/08/20 |
el ida

Vjena do të dëbojë një diplomat rus, u raportua se ai ishte i përfshirë në spiunazh ekonomik për vite me rradhë.

“Ne mund të konfirmojmë që një diplomat rus do të dëbohet”, tha ministria e Jashtme në një deklaratë për agjencinë AFP, duke shtuar se sjellja e tij kishte shkelur marrëdhëniet diplomatike.

Ministria nuk dha detaje të tjera por mediat vendase shkruajnë se diplomatit i ishte dhënë kohë deri më 1 shtator për t’u larguar nga vendi.

Media “Kronen Zeitung” tha se diplomati për vite me rradhë, kishte spiunuar me ndihmën e një qytetari austriak një ndërmarrje të teknologjisë së lartë.

Nga ana e saj ambasada Ruse në Vjenë dënoi urdhrin e dëbimit, duke e konsideruar të dëmshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Jemi të indinjuar nga vendimi i pabazuar i autoriteteve, i cili është i dëmshëm për marrëdhëniet konstruktive”, tha ambasada ruse./Opinion.al

Pas