Aktualitet

Të martën ulen temperaturat, si do të mbyllet muaji gusht


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:33 - 24/08/20 |
Al Do

Ndërsa kemi hyrë në javën e fundit të gushtit, sinoptikanët parashikojnë se ajo do të jetë si java që lamë pas.

Lajmi i mirë është për ata që kanë zgjedhur të pushojnë në bregdet këtë javë pasi gushti do të mbyllet me mot të nxehtë.

Temperaturat do të jenë 38- 39 gradë Celsius. Të martën do të ketë një rënie me 3 gradë por ditët e tjera do të vijojnë me vlerat maksimale 37- 38 gradë Celsius.

Moti do të jetë i kthjellët në zonat bregdetare kurse disa vranësira do të ketë vetëm në rajonin verior dhe qëndror të vendit./Opinion.al

Pas