Kronikë

Spiunazh? Kapen duke filmuar pajisjet ushtarake greke,2 shqiptarët: Humbëm rrugën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:04 - 03/11/21 |
Opi Nion

Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen se kanë fotografuar dhe iu kanë bërë video pajisjeve ushtarake në një kamp në shtetin helen.  Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por është publikuar sot në shtypin helen.

Dy burrat hynë në kampin e artilerisë “Major Stefanakis” në malin Egaleo dhe bënë video dhe foto të instalimeve ushtarake. Një toger në detyrë pasditen e 28 tetorit i pa dhe u kërkoi të ndalonin.

Njëkohësisht ai ka njoftuar menjëherë Policinë, e cila ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe ka vënë në pranga dy personat. “Ne po përpiqeshim të gjenim një rrugëdalje nga vendi. Menduam se ishte një vend që ishte braktisur sepse telat kishin rënë. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga një ushtar. Fotot ia treguam policisë. “Kemi humbur dhe nuk kemi ditur të largohemi nga vendi i ngjarjes”, ka thënë sipas informacioneve njëri nga dy të pandehurit.

Sipas dëshmisë së policit i cili ishte në vendin e ngjarjes, në videon e realizuar nga i akuzuari, ai kishte incizuar pajisje ushtarake.

Fillimisht u dyshua për spiunazh por avokatët mbrojtës të dy të pandehurve, Mariolis Panagiotis dhe Nakou Theano, theksuan se dy shqiptarët “po bënin një shëtitje të rastësishme në një vend ku nuk ka rrethim apo shënjim të hapësirës ushtarake” që “rezultoi në arrestimin e dy të rinjve dhe i solli ata përballë përballen me një aktakuzë të rëndë./O[inion.al

Pas