Politikë

Soreca thirrje palëve politike: Respektoni marrëveshjen e 5 qershorit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:26 - 28/09/20 |
Opi Nion

Ndryshimet e në Kodin Zgjedhor kanë përfshirë në debate të forta politikën shqiptare.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, cili iu bën thirrje palëve politike që të diskutojnë së bashku për çdo ndryshim që kërkojnë të bëjnë në Kodin Zgjedhor.

Soreca rikujtoi partitë politike se duhet t’i përmbahen marrëveshjes së nënshkruar në 5 qershor.

 “Ne [BE] përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e bazuar në rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet.

Po ashtu theksojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e Kodit Zgjedhor, të cilat shkojnë përtej qëllimit të marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohen siç duhet në kuadrin e Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse para se të votohet në Parlament.”

Më herët dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim i bëri thirrje partive që t’i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit, duke shtuar se palët që e kanë nënshkruar janë përgjegjës për zbatimin e saj./ Opinion.al

Pas