Aktualitet

Situata me zjarret, ja kush po i merr vendimet në Ministrinë e Brendshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:00 - 10/08/21 |
Opi Nion

Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë kritike. Edhe pse mbi tunelin e Kalimashit në Kukës, vatra e zjarrit është vënë nën kontroll, vijon të mbetet kritike situata në Lakun e Thive.

Sakaq, një urdhër i datës 29 korrik i firmosur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tregon se vendimet në Ministrinë e Brendshme i kanë kaluar zv.ministrit Andi Mahila.

Çuçi prej datës 2 gusht deri më 20 gusht ia ka deleguar kompetencat zv.ministrit Andi Mahila, pasi ka filluar pushimet.

Kujtojmë se prej mbrëmjes së djeshme në Shqipëri kanë mbërritur 66 trupa dhe 11 zjarrfikës nga Kosova, për të vendosur nën kontroll zjarret që kanë shpërthyer në vend./Opinion.al

Pas