Aktualitet

Viti i ri shkollor, Kushi: Përfitojnë libra falas klasat e 8 dhe të 9


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:13 - 10/08/21 |
Opi Nion

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije se këtë vit shkollor do të përfitojnë libra falas nxënësit e klasave të 8 dhe të 9.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kushi shkruan se përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

“Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas. Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga qeveria shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.” – shkruan Kushi në publikimin e saj.

Janë rreth 280 mijë nxënës përfitues në total nga kjo skemë mbështetëse, prej të cilëve ndërkohë janë 16 mijë nxënës në arsimin e mesëm të lartë që do të përfitojnë si pjesë e kategorive të veçanta. Nxënësit do të pajisen me libra cilësorë të “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”, teksa kjo politikë do të lehtësojë edhe barrën financiare të familjeve shqiptare./Opinion.al

Pas