Aktualitet

“Sistemi është jashtë kontrollit”, avokati i Imerajt: Do shkojmë në Strasburg


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:01 - 27/04/22 |
Opi Nion

Avokati i kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, i ardhur nga Brukseli është shprehur shumë i pakënaqur nga vendimi i KPA, i cili e shkarkoi atë nga detyra.

Avokati Gregory Thuan Dit Dieudonne, tha se sistemi i vetingut është jashtë kontrollit.

“Unë dua të them se sot është një ditë e trishtueshme për Shqipërinë. Sot ne vërtetuam se vettingu është duke shkuar keq dhe është jashtë kontrollit. Unë nuk kam parë asnjë proces tjetër me prova kaq të fabrikuara. Ju keni humbur një aset shumë të madh dhe një prokurore shumë të mirë. Do të shkojmë patjetër në Strasburg, nëse jo nesër, do të shkojmë pasnesër”,-tha avokati i prokurores Imeraj./Opinion.al

Pas