Aktualitet

Imeraj: Vettingu të mos shndërrohet në gjueti shtrigash!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:05 - 27/04/22 |
Opi Nion

Në një deklaratë për mediat pasi KPA vendosi ta shkarkonte nga detyra, Elisabeta Imeraj tha se do e çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut. Ndër të tjera ajo bëri thirrje që procesi i vettingut të mos të shndërrohet në gjueti shtrigash.

“Jo si maloke, ju kërkoj ndjesë, as duke ngritur zërin, vlen festa ime për të marrë çdo dosje në procesin tim në KPA dhe KPK. Është e papranueshme për mua që ndodhem para fakteve me dokumente të falsifikuara.

Kush dhe pse ka qenë e nevojshme administrimi në dosjen time në shkallë të parë, kartela e pasurisë së Elisasbeta Imerajt. Imeraj ka zero pasuri në pronësi dhe bashkëpronësi. S’ka asnjë element që e kompromenton. S’mund të themi se jemi të përsosur në punën tonë, jemi munduar që të përsosemi gjatë viteve.

S’kemi bërë më shumë as më pak që të bëjmë detyrën, me vullnet dhe përgjegjshmëri. Do e konsideroj jo shumë të pranishme faktin jo emocionalisht të lidhur në raportin me shkarkimin, por procesi i vettingut mos të shndërrohet si gjueti shtrigash. Pasi dikush nuk do që Elisabeta Imeraj të jetë kryeprokurore”-tha Imeraj.

Pas