Kronikë

Durrës/ 20-vjeçari plagos me thikë vëllain


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:49 - 27/04/22 |
Opi Nion

Një 20-vjeçar ka plagosur me mjet prerës vëllain e tij në Durrës. Policia bën me dije se ka vënë në pranga të  riun me inicialet E. O., i cili pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës ka qëlluar me thikë vëllanë e tij E. O., 27 vjeç.

I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Pas