Kronikë

Dumani merr statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë? Reagon SPAK: Ja e vërteta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:06 - 27/04/22 |
Opi Nion

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka sqaruar lajmet e publikuara ditën e sotme në media se Nuredin Dumani ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë.

Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK bën me dije se Dumani ka vetëm statusin procedurial të të pandehurit në kuadër të çështjes penale që është hapur ndaj tij.

Çështja penale ndodhet në GJKKO dhe po gjykohet së bashku me të pandehurit Talo Çela, Enver Diva, Besmir Xhixha dhe disa të tjerë.

Për Dumanin, po zhvillohen edhe hetime lidhur më ngjarjen e ndodhur më datë 29 mars në Papër të Elbasanit ku mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë, ngjarje që çoi në arrestimin e tij.

Nuredin Dumani, ishte një prej personave më të kërkuar në vend. Ai u arrestua në Fier më 29 Mars (2022) kur po merrte ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik ku ishte nisur për të kryer një atentat. Së bashku me të u arrestua edhe Henrik Hoxhaj./Opinion.al

Pas