Sociale

Si u vlerësua Shqipëria gjatë Asamblesë së OKB-së për turizmin


               Publikuar në : 13:33 - 11/09/19 |
geliano fataj

Shqipëria ngjitet për herë të parë që prej anëtarësimit në 1993-shin, në podiumin drejtues Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve Bashkuara për turizmin.

Lajmi bëhet i ditur nga ministri Blendi Klosi. Ky i fundit ka marrë dhe postin si zëvendës presidentit për Europën në forumin më të lartë të Organizatës Botërore te Turizmit, që po zhvillon punimet në Shën Petersburg.

“Ky vlerësim vjen si vlerësim dhe besim i rritjes turistike të vendit tonë, progresit në këtë sektor vitet e fundit dhe intensifikimit të komunikimeve, kontakteve dhe bashkëpunimit me vendet e tjera në fushën e turizmit. Mbajtja e këtij pozicioni, një mundësi e vyer për Shqipërinë për të vijuar rritjen e promovimit të turizmit dhe potencialeve tona turistike”, shkruan Klosi në një postim në rrjetet sociale.

Bukuritë natyrore ja kanë dalë ta kthejnë Shqipërinë në një atraksion turistik. Sipas INSTAT, rreth 6 milionë turistë u pritën vetëm vitin e kaluar, më shumë se gjysma e tyre me destinacion bregdetin. /Opinion.al

Pas