Kryesore

PD nxjerr prova të reja: Si u manipuluan zgjedhjet, kemi video


               Publikuar në : 14:04 - 11/09/19 |
geliano fataj

Pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR-it, për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, i cili përmbante kritika të forta, Partia Demokratike në një konferencë për mediat këtë të mërkurë tregoi shembuj sipas saj se si janë manipuluar këto zgjedhje.

Ish deputeti Oerd Bylykbashi tregoi me raste konkrete, sipas tij disa nga zonat ku ishin kryer manipulime.  Në dy KZAZ, atë numër 62 të Urës Vajgurore dhe 67 në Pogradec është rritur numri i votuesve.

Po ashtu sipas tij raste të shumta, që janë më video tregojnë se si votat e pavlefshme kanë kaluar për llogari të Partisë Socialiste. Kjo sipas Bylykbashit është bërë me qëllim që të mbulohej presioni ndaj administratës, e cila u detyrua të shkonte në votime. / Opnion.al

Pas