Bota

Britania do të ndryshojë politikat e qëndrimit për studentët e huaj


               Publikuar në : 14:18 - 11/09/19 |
el ida

Ministria e Punëve të Brendshme Britanike njoftoi disa propozime të reja, falë të cilave u mundësohet studentëve ndërkombëtarë që të qëndrojnë në Britani edhe dy vjet pas përfundimit të studimeve si dhe të gjejnë punë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se ky ndryshim do t’iu mundësonte studentëve që të “tregonin potencialin e tyre” dhe që të nisin karrierën në Mbretërinë e Bashkuar.

Sidoqoftë, ky hap është në kundërshtim të hapur me një vendim të marrë më 2012 nga ish-Sekretarja e Punëve të Brendshme, Theresa May, e cila ka detyruar studentët ndërkombëtarë që të largohen nga ky shtet katër muaj pas diplomimit.

Vitin e kaluar në Britani kanë studiuar 450,000 studentë nga mbarë bota./Opinion.al

 

 

Pas