Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si duhet t’i përgjigjemi autoritarizmit të Ramës

2016/05/02 at 10:29 PM
në Komente
Kohë leximi: 8 min
A A
Topat e propagandës dhe patllakja e Strazimirit

NGA MARK MARKU


ERDOGANIZIMI I PUSHTETIT TË RAMËS

Incidenti i tri ditëve më parë, kur gazetarët Fatos Lubonja, Andi Bushati, Ylli Rakipi dhe një grup i shoqërisë civile u penguan nga Garda e Republikës për të marrë pjesë në një dëgjesë publike për projektin e stadiumit të ri kombëtar, është vetëm njëri nga rastet e shumta të degradimit të pushtetit të Ramës në një pushtet autoritar.

Në një vend demokratik normal, një rast i tillë do të përbënte një skandal irritues edhe sikur të dëbuarit të mos ishin gazetarë të njohur dhe aktivistë të shoqërisë civile, por thjesht qytetarë të republikës, sepse çdo qytetar i një vendi demokratik ka të drejtën e informimit për punën e institucioneve publike.

Ndërkohë që media në një vend demokratik ka të drejtën e aksesit në çdo lloj informacioni që nuk përbën sekret shtetëror. Madje edhe nëse ky informacion përbën sekret shtetëror dhe media arrin ta zotërojë atë, media ka të drejtë ta publikojë nëse publikimi i tij i shërben më shumë interesit publik, sesa mbajtja sekret e tij.

Sikur të ishim një vend demokratik, do të mjaftonte, pra, vetëm ky rast për të vënë në diskutim legjitimitetin e qeverisë Rama dhe për të vënë alarmin e rrëshqitjes në autoritarizëm. Por, fatkeqësisht, raste të tilla janë të shumta. Po këtë vit kemi qenë dëshmitarë të dhunës dhe arbitraritetit të policisë ndaj shoqërisë civile që protestonte kundër projektit të Parkut të Lodrave te Parku i Liqenit.

Është vërtetuar tashmë me dokumente dhe është pohuar edhe nga eksponentë të qeverisë se qeveria dhe bashkia e kanë shkelur hapur ligjin, duke filluar punimet për realizimin e projektit pa miratuar më parë projektin. Aktivistët e shoqërisë civile që protestonin kundër kësaj shkeljeje dhe dhjetëra shkeljeve të tjera të këtij projekti, u tërhoqën zvarrë nga policia dhe u rrasën në burg, duke shkelur kështu në mënyrë flagrante të drejtën e qytetarëve për protesta dhe manifestime demokratike.

Arroganca e pushtetit arriti deri aty sa kryebashkiaku Veliaj me vartësit e tij t’i suleshin me kërcënime dhe fyerje të ulëta edhe Presidentit të Republikës, zotit Nishani, i cili i trajtoi përfaqësuesit e shoqërisë civile ashtu siç duhej t’i trajtonte çdo institucion i një vendi demokratik dhe që iu përgjigj thirrjes së tyre për të vizituar vendin e krimit.

Të njëjtin fat pati edhe protesta e tregtarëve të Tiranës, ku kryetari i saj, Nikollaq Neranxi, u fut në burg me një inskenim mafioz pushtetarësh pak ditë më parë pikërisht për shkak të organizimit të kësaj proteste, ndër më sfidueset që i është bërë arbitraritetit të pushtetit në këto vite të tranzicionit.

Jo më larg se një vit më parë, ish-zëvendësministri i Arsimit, Arben Mazniku, sot nënkryetar i Bashkisë, pati arrogancën e injorantit dhe paturpësinë e pushtetarit të papërgjegjshëm të sulmojë njërin prej kundërshtarëve më të spikatur të ligjit për arsimin e lartë, profesorin dhe akademikun e njohur Artan Fuga, duke thënë se “i ka marrë koka erë”.

Po të ishim një vend demokratik, një zëvendësministër i tillë do të ishte zhdukur nga skena për jo më pak se një minutë. Por ja që jemi në Shqipëri dhe si shpërblim për këtë sulm ndaj “armikut” ai është sot nënkryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ditë për ditë bashkë me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i shan kundërshtarët e projekteve të tyre publike si “armiq”, term ky që përdoret vetëm në regjimet totalitare.

Rastet që vërtetojnë arrogancën e pushtetit janë të pafundme dhe dhuna e pushtetit është e përqendruar dhe ushtrohet sistematikisht ndaj lirisë së fjalës, lirisë së organizimit dhe manifestimit, lirisë së mendimit, madje edhe ndaj lirisë së pronës.

Dhuna është e strukturuar, e projektuar mirë dhe ushtrohet ndaj mediave, shoqërisë civile, universiteteve dhe kundërshtarëve politikë. Të gjithë i kemi dëgjuar kërcënimet dhe fyerjet publike që kryeministri Rama i bënte gjatë fushatës elektorale popullit opozitar, duke e quajtur “budalla” dhe duke e kërcënuar se nëse votonte përfaqësuesit e opozitës për bashkitë, këto bashki nuk do të merrnin asnjë lek nga buxheti publik.

Të gjithë kemi parë se si kundërshtari i Ramës brenda PS-së, Ben Blushi, u sulmua në Elbasan dhe si rezultat i procesit që pasoi këtë sulm ndaj atyre që bënë “sakrilegjin”, të kërkonin zgjedhje brenda partisë së kryetarit Rama. PS-ja është sot partia e vetme “demokratike” në Europë që ka hedhur në referendum të drejtën e partisë për “zgjedhjen” e kryetarit të saj dhe po me referendum e ka anuluar këtë të drejtë.

Pafundësia e rasteve që vërtetojnë tezën e rrëshqitjes në autoritarizëm të pushtetit të Ramës mund të çojë në një enumeracion të mërzitshëm, kështu që nevojitet një sintezë e këtyre rasteve. Nën qeverisjen e Ramës janë cenuar rëndë normat dhe standardet e sistemit demokratik. Mediat dhe gazetarët, shoqëria civile dhe jeta e qytetarëve, liria e mendimit akademik dhe liria e aksionit politik ndihen gjithnjë e më të kërcënuara. Jemi para një aksioni progresiv dhe të pandalshëm të rritjes dhe akumulimit të pushtetit autoritarist të Ramës.

Deliri i tij sot për sot e ka shfaqjen më të dukshme në arkitekturën dhe planifikimin urban, më saktë, në projektet për ndryshimin e qendrave urbane (shfaqje tipike e “vullnetit” totalitar), në kontrollin e institucioneve të shoqërisë që kontrollojnë pushtetin legjislativ dhe atë ekzekutiv: mediat, shoqëria civile, bota akademike dhe në pengimin e aksionit opozitar.

Ky pushtet është bërë njësh dhe është vënë në shërbim të grupeve kriminale dhe grupeve të tjera të interesit privat që kanë vënë në shënjestër interesat publike, pronën dhe jetën e qytetarëve. Ajo që po ndodh në Shqipëri, ka ndodhur më parë po në Shqipëri, në vitet 1992-1996, me autoritarizmin e Berishës dhe po vërehet sot e kësaj dite në Turqi me pushtetin autoritar të Erdoganit, i cili, në mënyrë graduale, po e zhyt Turqinë në një autoritarizëm mafioz, duke hedhur në erë arritjet gati njëshekullore të turqve drejt një shteti modern.

Dukuria autoritariste Rama është më se e qartë dhe nuk e sheh vetëm kush nuk do ta shohë. Por, herët a vonë, do të na duhet të përballemi me të dhe sa më vonë ta shtyjmë përballjen, aq më e madhe do të jetë kostoja për demokracinë dhe shoqërinë shqiptare.

PËRBALLJE DEMOKRATIKE APO E DHUNSHME ME AUTORITARIZMIN E RAMËS?

Deklaratat e Sali Berishës në parlament për “armatosjen” e shqiptarëve kanë sjellë në vëmendjen e opinionit publik mundësinë e një konfrontimi të dhunshëm mes palëve. Përtej komenteve sipërfaqësore të kësaj deklarate dhe emocioneve që ajo ngjalli, mendoj se Berisha ka paralajmëruar mundësinë e një kundërpërgjigjeje të dhunshme nga ana e opozitës, nëse Rama do të tentonte që me paratë dhe armët e grupeve kriminale të manipulonte zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kjo deklaratë nuk duhet të konsiderohet thjesht një kërcënim, por edhe një mundësi reale për konfrontim. Rrjedhimisht, dalim te roli i PD-së si alternativë kryesore ndaj pushtetit të Ramës. A e ka fituar ajo legjitimitetin dhe besueshmërinë e mjaftueshme të publikut në këtë përballje me pushtetin?

Domethënë, a i ka bërë ajo të Pa ia hequr aspak peshën dhe legjitimitetin PD-së dhe grupeve të tjera opozitare politike, mendoj se një alternativë e përballimit të pushtetit autoritar të Ramës janë mediat ende të panënshtruara nga Rama dhe sidomos disa autoritete të jetës mediatike që deri tani kanë mbajtur peshën më të madhe në denoncimin e abuzimeve të pushtetit të Ramës dhe të derivës së tij autoritare, disa autoritete të jetës akademike dhe një pjesë e shoqërisë civile që është ende e pakapur nga pushteti i Ramës.

Të shpërndara kështu siç janë, këto “kështjella” të rezistencës civile dhe intelektuale mund të bien njëra pas tjetrës. gjitha gjërat e duhura deri në zgjedhje për të pasur më pas të drejtën e një mobilizimi popullor kundër një pushteti që manipulon zgjedhjet? Mendoj se ende jo. Opozita shqiptare ka qenë shumë e zbehtë në rikonstituimin e saj dhe në riformulimin e një alternative shpresëdhënëse për shqiptarët.

E luhatur mes qëndrimit të “moderuar” të Bashës dhe qëndrimit “të fortë opozitar” të Berishës, aksioni i saj opozitar ka qenë pak ose aspak produktiv. S’ka vetëm pak ditë që nga zyrat e saj erdhi një mesazh shqetë- sues, dekurajues për publikun. Organet drejtuese të saj zgjodhën koordinatorët e fushatës së ardhshme elektorale të qarqeve dhe mes tyre pjesa më e madhe ishin ishministra të qeverisë Berisha, pikërisht ata që populli i kishte ndëshkuar me lëshimin e pushtetit 3 vjet më parë, qëndrim që një vit më parë e rikonfirmoi në zgjedhjet lokale.

A mund të jenë ata frymëzuesit e publikut për një alternativë të re? A mund të garantojnë ata një pushtet më të mirë, më pak autoritar, më pak të korruptuar, kur një pjesë e mirë e tyre janë të akuzuar për korrupsion, për ushqyes të autoritarizmit të Berishës dhe që pikërisht për shkak të mëkateve të tyre gjatë kohës që ishin në pushtet nuk kanë guxuar ta hapin gojën në opozitë?

A mund ta “bindin” Vlorën dhe Tiranën, Korçën dhe Shkodrën, Fierin dhe Elbasanin, gjithë Shqipërinë, për të votuar ndërrimin e pushtetit “trimoshët” dhe të korruptuarit e një pushteti të humbur përmes votës masive popullore? Pyetja në këtë rast është thjesht retorike. Dhe me pyetje retorike nuk hyhet në fushatë. Një opozitë që hyn si “klan” interesash të humbura në fushatë nuk garanton mbrojtjen e interesave të publikut.

Aspekti i saj alternativ, për të cilin po punon jo pak PD-ja dhe që po e paraqet Basha nëpër Shqipëri, ngjall pak entuziazëm pikërisht për shkak të përfaqësimit të keq të shtresave të ndryshme të shoqërisë në elitën politike të PD-së. Por edhe “kërcënimi”, që i bëhet manipulimit të mundshëm të zgjedhjeve prej Berishës, nuk është shumë kërcënues, pasi do të jetë e vështirë që shoqëria të rrëzojë me dhunë Ramën për të sjellë Berishën.

Nëse opozita do të krijojë kauzë të përbashkët me shoqërinë, ajo duhet të dalë përtej vetes dhe interesave të ngushta të klaneve partiake. Duhet të hapet ndaj shoqërisë, por para se ta bëjë këtë, duhet të japë mesazhe të forta të ndryshimit të vetes.

Pa ia hequr aspak peshën dhe legjitimitetin PD-së dhe grupeve të tjera opozitare politike, mendoj se një alternativë e përballimit të pushtetit autoritar të Ramës janë mediat ende të panënshtruara nga Rama dhe sidomos disa autoritete të jetës mediatike që deri tani kanë mbajtur peshën më të madhe në denoncimin e abuzimeve të pushtetit të Ramës dhe të derivës së tij autoritare, disa autoritete të jetës akademike dhe një pjesë e shoqërisë civile që është ende e pakapur nga pushteti i Ramës.

Të shpërndara kështu siç janë, këto “kështjella” të rezistencës civile dhe intelektuale mund të bien njëra pas tjetrës. Sepse shumë shpejt mediat mund të përballen me një presion gjithnjë e më të madh për të pakësuar hapësirën e lirisë për ta, burokracia universitare mund të vihet gjithnjë e më shumë në presionin e pushtetit për t’ia mbyllur hapësirat e mendimit të lirë akademik, dhe shoqëria civile e pavarur nga qeveria do të dhunohet gjithnjë e më shumë dhe do të shkojë drejt zhdukjes.

Një sinergji e veprimeve të tyre është më se e domosdoshme, për të krijuar një rrjet shoqëror rezistence që do të pengonte avancimin e një pushteti dhe deliri autoritarist. Ky rrjet reagues ndoshta do ta shpëtonte shoqërinë tonë të deprimuar nga një konfrontim klanesh kriminale dhe grupe interesash që do ta shkatërronte përfundimisht mundësinë e një jete normale në këtë vend./Panorama

 



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Video/ Gazetari Koka: Ja si më erdhi vrasësi pas shpine dhe si u përplasa

Video/ Gazetari Koka: Ja si më erdhi vrasësi pas shpine dhe si u përplasa

Video/ Koka: Mendova se krisma ishte kapsollë…

Video/ Koka: Mendova se krisma ishte kapsollë...

Video/ Flamur Vezaj: Viktima i armatosur, vrasësi ish-polic ose ushtarak

Video/ Flamur Vezaj: Viktima i armatosur, vrasësi ish-polic ose ushtarak

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com