Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

2019/02/17 at 12:30 PM
në Bota, Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

Ata e shohin nga këndvështrime të ndryshme botën: Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence. Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ishte pjesë e kësaj konference të rëndësishme që trajton problemet e sigurisë globale, duke theksuar kështu qëndrimin e tij „America First”. Ndërsa Merkel kërkon të shpëtojë multilateralizmin, që e përcakton botën nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e të cilin për ironi e nxitën vetë Shtetet e Bashkuara.


A është rastësi që njoftimi i fundit për grindjen tregtare me SHBA del pikërisht gjatë kësaj konference në pah? Merkel mund të përmendte një shembull të freskët për largimin e SHBA nga bashkëpunimi me partnerët: Ministria e Tregtisë në SHBA me sa duket ka arritur në përfundimin, se automjetet nga Gjermania janë një kërcënim për SHBA. Mbi këtë bazë presidenti Trump mund të ngrejë dogana të reja. Merkel e ironizoi hapur këtë. Shumë automjete prodhohen në filiale të koncerneve gjermane në SHBA: „Nëse këto automjete që prodhohen në South Caroline janë papritur një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA, atëherë kjo na shokon”, tha Merkel.

Merkel: Mos i shkatërroni strukturat

Megjithë ironinë, Merkel mbajti një fjalim mjaft serioz. Tingëlloi si amaneti i saj. Ajo preku të gjitha temat e mëdha botërore, nga tregtia botërore tek migrimi, nga Rusia tek Kina e Irani. Mesazhi i saj vendimtar: „Strukturat janë nën presion të madh”, por ne „nuk duhet thjesht t’i shkatërrojmë”. Ajo nuk e tha hapur, por pikërisht për këtë ajo e akuzoi presidentin Trump.

Mesazhi i dytë i Merkelt: Duhet të mbetemi në dialog, edhe me partnerë të vështirë. Kjo vlen sidomos për Rusinë. Nga pikëpamja gjeostrategjike, Europa megjithë vështirësitë që ka me Rusinë „nuk ka interes të prishë të gjitha marrëdhëniet me Moskën”. Në këtë kontekst Merkel shprehu mbështetjen edhe njëherë për gazsjellësin e kontestuar, Nord Stream 2, përmes të cilit vjen direkt gaz nga Gjermania në Rusi.

Pence: Trump e ka bërë SHBA sërish të fortë

Por për Mike Pence pikërisht ky projekt do të thotë varësi e rrezikshme nga Rusia. „Ne nuk mund të garantojmë mbrojtjen e perëndimit, kur partnerët tanë të aleancës bëhen të varut nga lindja”, tha Pence. Ndryshe nga Merkel që pranoi edhe probleme e në tërësi u shfaq e përmbajtur, zëvendëspresidenti amerikan, mbajti një fjalim plot lëvdata për presidentin Trump dhe arritjet e qeverisë së tij. Ai u përqëndrua tek rikthimi i fuqisë së SHBA nën presidentin Trump dhe lufta për liri. Sipas Pence, Trump është keqkuptuar shumë. Ai nuk dëshiron t’u kthejë kurrizin partnerëve. Por “nëse jemi të fortë dhe në ujdi, nuk ka asgjë që nuk mund ta arrijmë.”

Trump dhe Mike Pence e kanë të qartë se ç’duhet të bëjnë partnerët: Më shumë shpenzime për mbrojtjen, sidomos Gjermania. Të dorëzohet projekti Nord Stream 2 dhe në vend të kësaj të blihet gaz i lëngshëm amerikan. Kthesë kundër Iranit, dalje nga marrëveshja atomike, sepse „Irani është „nxitësi më i madh i terrorizmit shtetëror në botë” dhe dëshiron një Holocaust të ri. Dhe të mbështetet kreu i opozitës venezuelane e të njihet si president i përkoshëm i vendit Juan Guaido.

Merkeli me vetëbesim

Merkel dhe Pence folën kanë qëndrime të ndryshme e vështrimi i tyre mbi botën lidhet shumë me vetë shtetet nga ata vijnë – kancelarja gjermane, kreu i qeverisë së një fuqie të mesme civile, që është e interesuar për balancimin e interesave – nga ana tjetër përfaqësuesi nr 2 i një superfuqie ushtarake dhe politike, që përpiqet të mbrojë pozicionin e saj kundër rivalëve të vjetër si Rusia apo superfuqive në rritje si Kina. Dhe që është mësuar, që si superfuqi të dëgjohet. Por Merkel është politikane me vetëbesim ndërkohë. Si fjalë përfundimtare ajo citoi republikanin, Lindsey Graham, që nuk pati shans kundër Trumpit në kandidaturat e brendshme partiake. Graham ka përcaktuar moton tha Merkel: „Multilateralizmi mund të jetë i vështirë, por ai është më i mirë se të jesh i vetëm në shtëpi.” E si Pence e Trump nuk do t’i ketë pëlqyer që kancelarja gjermane si mbrojtës të multilateralizmit merr pikërisht një politikan nga Partia Republikane e Trumpit. /Christoph Hasselbach-DW

Etiketa: merkelMike Pence


Ju sugjerojmë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste
Bota

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

13 Korrik, 2026 4:32 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump: SHBA duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të

13 Korrik, 2026 4:05 pm
Izraeli mbështet bllokadën detare të Iranit nga Trump
Bota

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

13 Korrik, 2026 2:47 pm
BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale
Bota

BE do të kufizojë qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale

13 Korrik, 2026 2:45 pm
Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
Bota

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

13 Korrik, 2026 1:57 pm
Para
“Pasioni” i ri i Elgitit e ‘nxjerr’ Klean jashtë kontrollit

"Pasioni" i ri i Elgitit e 'nxjerr' Klean jashtë kontrollit

Detaje/ Dy të vdekur në Vlorë, si ndodhi atentati

Detaje/ Dy të vdekur në Vlorë, si ndodhi atentati

Detaje/ Dy të vdekur në Vlorë, si ndodhi atentati

Atentati ndaj “Çipurit”, si shpëtoi anëtari i bandës së Gaxhait
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}