Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

2019/02/25 at 8:13 AM
në Komente, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

Lisa Bryant-Një poster në selinë e Tubimit Kombëtar pranë Parisit, tregon Marine Le Pen duke buzëqeshur pranë Ministrit të Brendshëm italian dhe ushëheqësit të Ligës Veriore, Matteo Salvini. “Kudo në Evropë, idetë tona po vijnë në pushtet”, lexohet në poster.


Mesazhi nuk është thjesht një aspiratë. Ndërsa nxehet fushata për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në maj, ekspertët parashikojnë që dy udhëheqësit e së djathtës së skajshme dhe ata të lëvizjeve të tjera nacionaliste të marrin mbështetje të fortë dhe gjasat janë që pasojat në Bashkimin Evropian të jenë të ndjeshme.
“Në këto zgjedhje vetëkënaqësia do të ishte e rrezikshme”, thotë analistja Susi Dennison, e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë. Ajo vlerëson se partitë “anti-evropiane” mund të sigurojnë deri në një të tretat ose edhe më shumë të votave. “Ideja e ndryshimit, se sistemi politik është jofunksional, ka shumë peshë mes votuesve evropianë”, thotë ajo.

Edhe Le Pen parashikon një ndryshim të thellë, duke e quajtur votimin e majit, një “pikë kthese historike”. “Bashkimi Evropian ka vdekur. Rroftë Evropa”, tha ajo në një intervistë së fundmi me gazetarët anglishtfolës.

Nëse pritshmëria e saj realizohet. Zgjedhjet do të konsolidojnë një prirje që ka sjellë euro-skeptikët në pushtet në Hungari, Itali, Austri dhe Poloni, duke dobësuar edhe më tej një Bashkim që është i tronditur nga ndasitë e brendshme dhe dalja e pritshme e Britanisë. Në Francë, forca politike e Marinë Le Pen, është rimëkëmbur nga humbja e thellë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare para dy vitesh, duke u bërë forca kryesore opozitare në vend.

Nga periferikë në pothuajse forcë tradicionale
Dikur Tubimi Kombëtar – që e ndryshoi emrin nga Fronti Kombëtar që quhej më parë – ishte një forcë politike e jashtme, por tani pothuajse është bërë pothuajse pjesë e rrjedhës qendrore, falë dobësimit të së djathtës së qendrës dhe së majtës së qendrës në vitin 2017 dhe një zhvendosjeje të mbështetjes së votuesve në tek periferitë politike.
Në një shenjë suksesi për këtë force, partia konservatore Republikanët, ka adoptuar një pjesë të retorikës së saj të skajshme, veçanërisht për temëm e emigracionit.
Le Pen ka përfituar gjithashtu nga rënia drastike e mbështetjes për Presidentin, Emmanuel Macron dhe programit të tij reformist, që vihet re në protestat e “jelekëve të verdhë”.
Për zgjedhjet e Bashkimit Evropian, ajo ka zgjedhur luajalistin 23 vjeçar Jordan Bardella, të kryesojë listën e partisë, për të konsoliduar apelin ndaj votuesve të rinj. Anketat e fundit kanë treguar se partia e saj gëzon të njëjtën mbështetje si edhe partia e Macronit Republika në Lëvizje, megjithëse një sondazh i së premtes arrinte në përfundim se përkrahja për të po bie.
Megjithatë tradicionalisht, ajo ka pasur rezultate të mira në zgjedhjet e Parlamentit të Bashkimit Evropian, duke dalë e para në vitin 2014, me pothuajse një të katërtën e votave. Këtë radhë, Le Pen parashikon një fitore edhe më të thellë.
“Mendoj se Evropa po lëviz drejt kthimit të shteteve-kombe dhe ne jemi pjesë e kësaj lëvizjeje të madhe politike. Synimi ynë është ta kthejmë Bashkimin Evropian në një bashkëpunim mes shteteve dhe jo ky lloj super-shteti evropian”, tha ajo.

Rënie e mbështetjes për partirë pro BE
Një parashikim i Parlamentit të Bashkimit Evropian javën e kaluar, duket se e përforcon pritshmërinë e saj. Ndërsa dy blloqet kryesore të parlamentit, Kristian-demokratët dhe socoalistët do ta ruajnë epërsinë e tyre, pritet që numri i anëtarëve të tyre dhe mbështetja për ta, të bjerë.
Ndërkohë, partitë nacionaliste, përfshirë Ligën italiane partinë e Le Penit, pritet që ta zgjerojnë përfaqësimin e tyre. Kur filluan fushatën për Parlamentin Evropian në Romë në tetor, Le Pen dhe Salvini parashikuan se fitorja e partive nacionaliste do të rikthente “logjikën” në Evropë dhe i denoncuan zyrtarët kryesorë të Komisionit Evropian, përfshirë Presidentin Jean-Claude Juncker, si “armiq të popullit”.

Ashtu si udhëheqës të tjerë populistë evropianë, të dy ata kanë kërkuar këshilla nga Steve Bannon, një skeptic i Bashkimit Evropian dhe ish-këshilltar i presidentit Donald Trump.Populistët evropianë kanë gjetur terren tek mosbesimi, madje deri antipatia e qytetarëve ndaj BE-së që shumë e shohin si të dobët ndaj imigracionit dhe tepër burokratik.
Anketat e fundit të Eurobarometrit tregojnë se ndërsa dy të tretat e evropianëve besojnë se vendi i tyre ka përfituar nga anëtarësia në BE, shifra më e lartë ndër 35 vjet, vetëm katër ndër 10 kanë një pikëpamje pozitive ose besim tek organizata./ Opinion.al

Etiketa: euro-skeptikët


Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Oscar/ “Green Book” filmi më i mirë, ja kush triumfoi në mbrëmjen gala

Oscar/ “Green Book” filmi më i mirë, ja kush triumfoi në mbrëmjen gala

I dënuar për grabitje, si i shpëtoi atentatit i riu

I dënuar për grabitje, si i shpëtoi atentatit i riu

“Motori i patharë”/Flet Aviacioni Civil, ç’ndodhi në avionin Tiranë-Ancona

"Motori i patharë"/Flet Aviacioni Civil, ç'ndodhi në avionin Tiranë-Ancona
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}