Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

2019/02/23 at 8:00 PM
në Bota, Komente, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

Si gjithmonë me këmishën e bardhë të zbërthyer nën xhaketën e zezë, Bernard-Henri Lévy po bëhet gati për një interpretim të ri. Për luftë teatrosh, pasi luftëra të vërteta dhe të rrezikshme ka kaluar disa: Pakistanin, Bosnjen, frontin kurd në konfliktin sirian. Tani bën provat e fundit për shfaqjen “Looking for Europe”. Anëtar i lëvizjes së majit ’68, Bernard-Henri Lévy është ndër filozofët më influentë dhe njëkohësisht më të kontestuar në Francë, sepse pozicionet që merr nuk janë ato tipiket “politikisht korrekte”. Në prag të zgjedhjeve europiane thotë se “Dua të shkoj qytet më qytet, për të thënë se Bashkimi Europian është një ide e bukur, është utopia e fundit e gjeneratës sonë, shpresa e vetme për vendet tona.”


Ku e ka origjinën kjo krizë?
Demokracia bazohet në tre ide të mëdha: universalitet, vërtetësi dhe liri. Këto tre ide janë shkatërruar në dhjetëvjeçarët e fundit. Universaliteti është shkatërruar nga relativizmi kulturor; ideja e së vërtetës nga lajmet e rremet; lirisë i ndodhi ajo që Tocqueville kishte parashikuar: perëndimorët kanë zgjedhur barazinë në vend të lirisë, në vend se t’i kombinonin njëra me tjetrën, pa i dhënë avantazh asnjërës. Nëse flasim për një dështim, dështimi është i atyre që duhet të ruanin këto ide.

Për kë e keni?
Është një libër i vitit 1927 i Julien Banda, “La trahision des Clercs”. Tradhtia e vërtetë e intelektualëve sot, nëse ka, është se kanë reshtur së qeni gardianët e demokracisë. E dëgjoj vazhdimisht në Itali, është një kalë beteje i Salvinit dhe Di Maios, ku thuhet se intelektualët dhe elitat janë të shkëputur. Fjalia është e drejtë, por jo thelbi. Duan të na bëjnë të besojmë se elitat janë të shkëputura nga populli, por jo, ato janë të shkëputura nga idetë: nga kënaqësia e lirisë, nga besimi në universalitet dhe nga besimi tek e vërteta. Nëse ka një dështim të elitave, është ky. Ato duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.

A mund të fitojë një aleancë populistësh në Europë?
Përgjigja është po. A dorëzohem unë? Jo. Po e bëj këtë turne sepse është detyra e secilit prej nesh që ta ndalojmë. Them shpesh se jam një europian me origjinë franceze dhe herë pas herë, kur më hipin kacabunjtë me vendin tim, them se jam europian që flas frëngjisht. Kështu që nuk mund të më akuzoni për shovinizëm. Në këto zgjedhje është Macron kundër Salvinit. Dhe do të bëj gjithçka që mundem që të fitojë Macron. Dua që Salvini dhe të tijtë ta ndjejnë shijen e humbjes. Kjo është më se e mundur. Mund t’i bëjmë të duken qesharakë, mund të tregojmë mungesën e koherencës në programet e tyre. Kemi tre muaj kohë, meritojmë më shumë se të jemi thjesht marioneta.

A po sulmohet Europa?
Pikë së pari, Europa është një fuqi ekonomike të cilën fuqitë e tjera ekonomike duan ta dobësojnë. Ndoshta do të thoni se këto janë rregullat e lojës. Por kjo nuk do të thotë se duhet të dorëzohemi. Mënyra e vetme është ta forcojmë politikisht Bashkimin Europian, nëse duam që t’i bëjmë ballë ofensivës tregtare kineze, ofensivës ideologjike të Putinit, islamizmit radikal të instrumentalizuar nga Erdogan apo nga princi saudit Mohamed bin Salman.

Cila është ajo Europë që duhet mbrojtur në këto zgjedhje?
Kur flas për Europë, kam në mendje një hapësirë civilizimi, një lloj mënyrë për të qëndruar bashkë, për t’u sjellë si burra dhe gra të përgjegjshëm, një lloj koncepti për dashurinë, një lloj raporti me lirinë e shpirtit, një raport me fenë, duke pasur të drejtën për t’u bërë pjesë e saj, për ta braktisur, për ta tallur. Ky lloj civilizimi evropian është pikërisht ai që urrejnë personazhet që sapo citova. Erdogan, Trump, Xi Jinping, Khamenei, Putin. I bezdis si një guriçkë në këpucët e tyre. Europa është një skandal i bukur!/Përktheu Erjon Uka, Opinion.al

Etiketa: bernard henri levyfrancagjermaniamacron kunder salvinitpopulizemutopizgjedhjet europiane


Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Moti i keq në Pukë, gjenden të vdekur dy të rinj

Moti i keq në Pukë, gjenden të vdekur dy të rinj

Yaneidi Guzman, 38 vjeç

Të dobësohesh nga varfëria, fotoja simbol e krizës në Venezuelë

Të dehur në spitalin e Durrësit, godasin me tullë mjekun

Të dehur në spitalin e Durrësit, godasin me tullë mjekun
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}