Bota

Shtyhen bisedimet, Lavrov: Rusia do të konsiderojë Beogradin si vend për takim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 28/03/22 |
Opi Nion

Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë do të rifillojnë nesër në Turqi, tha një anëtar i delegacionit ukrainas për agjencinë e lajmeve.

Kremlini tha se bisedimet nuk kishin gjasa të fillonin sot siç pritej.

David Arahamiya, një anëtar i delegacionit të Ukrainës, deklaroi se negociatorët ishin ende në rrugë dhe ka të ngjarë të mbërrinin “shumë vonë” për shkak të “vështirësive logjistike”.

Ai tha se bisedimet do të nisin në orën 10:00. Ndërkohë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia do të ishte gati të konsideronte qytete të tjera për negociata, si Beogradi i Serbisë.

“Vendi për negociata duhet të jetë i pranueshëm për të dyja ekipet. Ne mbajtëm tre raunde bisedimesh ballë për ballë në Bjellorusi, pastaj pati një pushim për arsye teknike, ishte e vështirë të takoheshim drejtpërdrejt,” tha ai.

“Tani është arritur një marrëveshje për një takim në Stamboll, ajo pasqyron pikën gjeografike në lidhje me të cilën mundësitë e të dyja palëve përkonin. Edhe pse, e përsëris, ne, natyrisht, do të jemi të gatshëm të shqyrtojmë edhe lokacione të tjera, përfshirë Beogradin”./Opinion.al

Pas