Bota

Deklaratat e Biden për Putin, Kremlini: Janë alarmante


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:40 - 28/03/22 |
Opi Nion

Kremlini ka reaguar lidhur me komentet e Biden për Presidentin rus, Vladimir Putin. Biden kishte thënë se Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet” – megjithëse në një deklaratë të mëvonëshme ai tha se nuk po bënte thirrje për ndryshim regjimi.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se komenti ishte “alarmant” – duke vazhduar një “luftë fjalësh” midis Rusisë dhe SHBA-së që duket se është intensifikuar javët e fundit.

Ndërkohë, Rusia ka thënë se bisedimet e paqes nuk kanë gjasa të fillojnë sot, pasi ato ishin planifikuar të fillonin në Turqi.

Ai sugjeroi se bisedimet do të fillonin në një moment këtë javë, megjithëse nuk specifikohej se kur.

Lidhur me një takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, Kremlini tha se nuk kishte përparim në këtë çështje./Opinion.al

Pas