Kronikë

Vdiq në Komisariat, denoncimi i nënës së Micit: Mori bombolën, tha do i’u djeg


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:10 - 28/03/22 |
Opi Nion

26-vjeçari Arben Mici, i burgosuri që mbeti viktimë e zjarrit, që dyshohet se e vuri vetë në Komisariatin numër 5 në Tiranë, ishte arrestuar për dhunë në familje.

Sikurse raportuan edhe dje familjarët e tij, ata jetonin në kushte të vështira ekonomike dhe thanë se në pamundësi për ta ndjekur vetë nëpër spitalet riun, e kanë çuar 26 vjeçarin në polici që ai të shtrohej në spital dhe të merrte ndihmë.

Ndërkohë Report Tv ka siguruar denoncimin e nënës në polici e cila është shprehur se Arbeni i kërkonte para dhe e dhunonte në mënyrë të vazhdueshme.

Nëna ka thënë se me datën 22 mars ai e kishte kërcënuar se do t’i vinte flakën shtëpisë dhe do t’i digjte të gjithë.

Ajo ka deklaruar se banon me bashkëshortin, dy djemtë e saj, njëri prej cilëve Arben Mici, i i pamartuar dhe që prej gjashtë vitesh ushtron dhunë psikologjike me sharje, ofendime e kërcënime të ndryshme por edhe dhunë fizike.

Nëna ka thënë se prej dy javësh në banesën në Çerkezë, Zall Herr, është dhunuar nga i biri Arbeni, kur ky i fundit kishte qenë në gjendje të dehur dhe i ka kërkuar lekë, dhe ajo nuk ja kishte dhënë. Më pas ai ka filluar duke e sharë e ofenduar me shprehjet si “K…. Rruspi, ti shkon me njerëz. Unë nuk jam i yti jam dikujt tjetër e shume te tjera”,  dhe e ka kërcënuar me fjalët “do të ther”.Me pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj duke e gjuajtur me grushte, shkelma, në trup dhe në kokë. Ka qenë ky momenti kur nëna e Micit ka njoftuar policinë dhe është paraqitur në Komisariat ku ka bërë kallëzim penal dhe është pajisur me Urdhër Mbrojtje.

Në mënyre të përsëritur ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj dhe një gjë e tille kishte ndodhur me datë 22 mars pasdite, kur ai ka hyrë në banesë duke bërtitur duke i kërkuar lekë dhe ajo nuk ja kishte dhënë.

Në këtë moment Arben Mici ka kapur telat e korrentit për të fikur dritat, më pas ka dalë nga banesa, ishte kthyer përsëri dhe ka hyrë tek dhoma e guzhinës duke tentuar të hapi bombolën e gazit, dhe duke e kërcënuar “Se do t’ju djeg të gjithëve brenda, do t’ju ther të gjithëve”, por nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, pasi aty kanë qenë të pranishëm dhe pjesëtaret e tjerë të familjes.

Zjarri në Komisariatin e Policisë në Kamëz ka rënë mbrëmjen e së shtunës, ndërkohë autoritetet bënë me dije se pas hetimeve paraprake, ka rezultuar se punonjësit e këtij komisariati nga pakujdesia dhe në kundërshtim me procedurat, kanë lejuar mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve ndezëse nga shtetasi Arben Mici, i cili ndërroi jetë si pasojë e zjarrit. I lënduar mbeti dhe një i burgosur tjetër Dilaver Idrizi, si dhe një oficeri  i policisë Hajredin Boja.

Për ngjarjen policia njoftoi se janë arrestuar dy efektivë dhe janë proceduar tre të tjerë./Opinion.al

 

 

 

 

 

 

 

Pas