Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

2025/07/03 at 8:06 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar takimet me përfaqësuesit e subjekteve politike në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për zhbllokimin e situatës politike në Kuvend.


Bashkëkryetari i partisë Guxo, Faton Peci, pas takimit me presidenten, deklaroi për media se këto konsultime janë në funksion të daljes nga bllokada institucionale.

“U bëj thirrje të gjitha partive politike t’i thërrasin arsyes, t’i thërrasin mendjes së shëndoshë dhe të mundësojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe konstituimin e tij. Vetëm në këtë mënyrë do të mund ta kemi një qeveri brenda 15 ditësh,” tha ai.

Peci shtoi se ekziston paqartësi lidhur me atë se çfarë ndodh nëse Kuvendi dështon të konstituohet brenda afatit 30-ditor.

“Ekziston mundësia reale që presidentja t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim shtesë lidhur me kuptimin e afatit 30-ditor, kur dihet se në momentin e publikimit të këtij afati, tashmë kishin kaluar 30 ditë nga moskonstituimi i Kuvendit – nëse e marrim si bazë datën 15 prill, kur u bë përpjekja e parë,” tha Peci.

Presidentja u takua gjithashtu me kryetaren e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila.

Osmani gjatë ditës takoi edhe përfaqësuesit e partive nga komunitetet joshumicë: kryetarin e partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq; kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka; kryetarin e Iniciativës së re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi; kryetaren e Unionit Socialdemokrat, Duda Bale; kryetaren e Partisë së Re Demokratike, Emilija Rexhepi; kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha; kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli; dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Boshnjakëve, Rasim Demiri.

Një ditë më parë, Osmani zhvilloi takime me liderët e partive kryesore: kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti; kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi; kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku; dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas takimit, Kurti tha se do të angazhohet për konstituimin e Kuvendit. “Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse… Zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë politikë. Mbase në fund do të mund të shohim nëse kemi bërë përparim,” tha Kurti.

Ndërkohë, përfaqësuesit e partive të tjera të mëdha parlamentare, në takimet ndaras me presidenten Osmani të mërkurën, kanë ripërsëritur kërkesën për votim të hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kosova mbetet pa institucione edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, pasi deputetët kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin.

Në takimet me liderët politikë, Osmani u ka bërë thirrje atyre që të arrijnë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit “sa më shpejt”, brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, njoftoi Presidenca përmes një komunikate.

Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, tha më 30 qershor se Osmani pret që subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend të zbatojnë aktgjykimin e Kushtetueses dhe të përfundojnë seancën konstituive brenda afatit ligjor./REL         



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për...

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për...
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}