Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtrirja e Greqisë në detin Jon, Vetëvendosja: Qasja e Ramës antikombëtare

2020/12/27 at 6:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shtrirja e Greqisë në detin Jon, Vetëvendosja: Qasja e Ramës antikombëtare

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar për çështjen e kufirit detar pas zgjerimit të Greqisë me 12 milje në Jon.


Lëvizja kërkon transparencë nga qeveria Rama. Ajo shprehet se mosveprimi i kryeministrit është një qasje antikombëtare, teksa thekson se ai është i informuar për çdo gjë por ka zgjedhur të shajë e ofendojë të gjithë ata qytetarë dhe ekspertë që janë të shqetësuar për dekretin e Greqisë.

“Për sa më lart, Kryeministri Rama është padyshim i informuar. Megjithatë ai ka zgjedhur sërish të shajë e ofendojë të gjithë ata qytetarë dhe ekspertë që janë sinqerisht të shqetësuar për dekretin e Greqisë, në vend se të bëjë transparencë…… Mosveprimi i qeverisë Rama për të bërë transparencë është një qasje antikombëtare, dhe nuk mund të mbulohet me deklarime se çështja do të shtrohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.”- thuhet ndër të tjera në njoftim.

Deklarata e plote
Kryeministri Rama dje bëri publikisht një krahasim mes dekretit të depozituar nga Shqipëria në OKB në vitin 1990, për shtrirjen e ujërave territoriale deri në 12 milje detare (md), dhe dekretit që miratoi Greqia më 25 dhjetor 2020 për shtrirjen me 12 md në Detin Jon. Shumë ekspertë shqiptarë, përfshirë edhe përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kanë shpjeguar publikisht më herët në disa raste se ky krahasim nuk qëndron. Në vitin 1990 dekreti i Shqipërisë nuk bëri zgjerimin, por ngushtimin nga 15 md në 12 md, për të qenë në linjë me Konventën mbi të Drejtën e Detit. Më tej, në përcaktimin e ujërave të saj territoriale Shqipëria ka përdorur si vijë bazë dheun e saj kontinental dhe ishullin e Sazanit që është brenda Gjirit të Vlorës që nuk ka përballë në hapësirën prej 12 md as dheun kontinental e as ndonjë ishull të ndonjë shteti tjetër.

Ndryshe nga dekreti i Shqipërisë në vititn 1990, dekreti i Greqisë ka bërë kësaj radhe zgjerimin e ujërave territoriale greke nga 6 në 12 md. Këtë ekspansion në pjesën veriore të Detit Jon, Greqia po e bazon mbi ishullin e Korfuzit dhe disa ishuj pranë Korfuzit në Detin Jon, e jo mbi dheun kontinental të saj. Në të drejtën ndërkombëtare, dheu kontinental prevalon mbi dheun ishullor. Ishujt në veri të Detit Jon nuk është e thënë të marrin efekt të plotë për shtrirje të ujërave territoriale deri në 12 md, dhe as sa i përket zonës ekskluzive ekonomike që përllogaritet pas ujërave territoriale, sepse nuk kanë efekt të barabartë me dheun kontinental shqiptar. Nga mediat greke, publiku shqiptar ka mësuar se me dekretin e fundit Greqia i ka konsideruar të gjithë ishujt në veri të Detit Jon si një kompleks (një lloj arqipelagu), duke i dhënë këtij “kompleksi” të drejta të barabarta me dheun kontinental shqiptar. Një qasje e tillë e Greqisë është kontestuar nga shumë ekspertë shqiptarë publikisht në dhjetëra raste.

Për sa më lart, Kryeministri Rama është padyshim i informuar. Megjithatë ai ka zgjedhur sërish të shajë e ofendojë të gjithë ata qytetarë dhe ekspertë që janë sinqerisht të shqetësuar për dekretin e Greqisë, në vend se të bëjë transparencë. Qeveria e Shqipërisë e ka për detyrim të kërkojë me urgjencë zbardhjen e plotë të koordinatave, hartave, vijave bazë e të tjera të dhëna që duhen bërë publike për këtë dekret të Greqisë. Deri më sot publiku shqiptar nuk ka parë asnjë dokument zyrtar ku mbështetet dekreti i Greqisë. Në një terr të plotë informativ, shqetësimi që ky zgjerim i Greqisë ndërhyn në ujërat territoriale shqiptare dhe më tej edhe e zvogëlon zonën ekonomike dhe shelfin kontinental që i takon Shqipërisë në Detin Jon, është shqetësim legjitim për çdo qytetar. Sakaq, kryeministri Rama ende nuk ka asnjë përgjigje për pyetjen pse Greqia nuk e ka bërë këtë ekspansion më herët.

Mosveprimi i qeverisë Rama për të bërë transparencë është një qasje antikombëtare, dhe nuk mund të mbulohet me deklarime se çështja do të shtrohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Në Hagë, palët nuk do të mund të shtrojnë çështje për të cilat nuk bien dakord paraprakisht. Kryeministri Micotaqis dhe Ministri i Jashtëm Dendias, kanë deklaruar publikisht se në Hagë do shtrohen vetëm çështjet që lidhen me zonat ekonomike, por jo edhe zgjerimi i ujërave territoriale të Greqisë nga 6 në 12 md. KM Rama nuk i ka kundërshtuar kurrë këto deklarata. Nëse Shqipëria shkon nga Hagë, pa bërë njëherë transparencë të plotë mbi dekretin e fundit grek, dhe pa përdorur të gjitha mekanizmat e ligjit ndërkombëtar (përfshirë Aneksin 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit) për shqyrtimin dhe kontestimin e këtij dekreti, atëherë Shqipëria rrezikon të humbasë edhe ujëra territorale edhe zonë ekonomike në Detin Jon.

Shqipëria nuk ka nevojë për një kryeministër që merr rolin e avokatit të Greqisë e që shan të gjithë qytetarët që kërkojnë transparencë dhe trajtim të drejtë të çështjes. Nuk ka nevojë për një kryeminstër që i jep të drejtë palës greke apriori, dhe që hesht kur pala greke tregon publikisht se ka mbi 6 muaj që bëhen negociata për këtë çështje, të cilat janë mbajtur të fshehta nga publiku. Kemi nevojë për një kryeministër që e mbron Shqipërinë nga politikat ekspansioniste të Greqisë dhe që respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Detin Jon. Në rast të kundërt, kryeministri bëhet kolaboracionist në këtë ekspansion grek, duke treguar se ai vetë është në mes të një tentative për tradhti kombëtare.

Tiranë, 27 dhjetor 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri/Opinion.al

Etiketa: antikombetardeti jonegreqiraamVetëvendosje


Ju sugjerojmë

Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë
Aktualitet

Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë

26 Qershor, 2026 9:43 am
Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Bota

Trump: Do të përdorim fondet iraniane për të blerë grurë e misër amerikan për Iranin

26 Qershor, 2026 9:31 am
Miliarda dollarë dëme nga sulmet kibernetike, FBI arreston iranianin në Mal të Zi
Bota

Miliarda dollarë dëme nga sulmet kibernetike, FBI arreston iranianin në Mal të Zi

26 Qershor, 2026 9:19 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër

26 Qershor, 2026 9:04 am
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë

26 Qershor, 2026 8:51 am
Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet
Bota

Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet

26 Qershor, 2026 8:45 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve me mesazhet e simpatizantëve: Mos e jep dorëheqjen…

26 Qershor, 2026 8:41 am
Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

26 Qershor, 2026 8:21 am
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

26 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

26 Qershor, 2026 8:19 am
Para
COVID-19/SHBA regjistron 190,000 raste në 24 orë, në Rusi rekord viktimash

Maqedonia e Veriut regjistron mbi 200 raste të reja me COVID e 18 viktima

Greqia miraton dekretin për zgjerimin deri në12 milje në detin Jon

U zgjerua 12 milje në detin Jon,Greqia:E kemi të drejtë të patjetërsueshme

23-vjeçari sjell nënën në emision, i kërkon të martohet me të atin…

23-vjeçari sjell nënën në emision, i kërkon të martohet me të atin…
















TE FUNDIT

Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë

Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë
26 Qershor, 2026

Sezoni turistik vjen me masa të shtuara sigurie, tha kryepolici Hita nga Durrësi. Ato më të rëndësishme lidhen me sigurinë detare...

Lexo më shumë

Trump: Do të përdorim fondet iraniane për të blerë grurë e misër amerikan për Iranin

Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
26 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni planifikon të përdorë një pjesë të fondeve të ngrira të Iranit për...

Lexo më shumë

Miliarda dollarë dëme nga sulmet kibernetike, FBI arreston iranianin në Mal të Zi

Miliarda dollarë dëme nga sulmet kibernetike, FBI arreston iranianin në Mal të Zi
26 Qershor, 2026

Policia e Malit të Zi dhe Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI) kanë arrestuar një shtetas iranian të dyshuar...

Lexo më shumë

Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
26 Qershor, 2026

Një konflikt mes dy fqinjëve në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri, arrestimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}