Kryesore

“Shqipëria Kolumbi e Europës”, Berisha: Kanabisi dëmton integrimin e vendit në BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:37 - 08/04/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur kundër legalizimit të kanabisit mjekësorë në Shqipëri.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama po e shfrytëzon këtë gjë për shkaqe personale dhe ka zgjedhur që ta bëjë kanabisin në simbol të shqiptarëve.

Të legalizosh kanabisin në Shqipëri vend i etiketuar si Kolumbi e Evropës apo kanabistan do të thotë të shkelmosh reputacionin e këtij vendi, ta bësh kanabisin simbol të Shqipërisë e cila vetëm në biodiversitetin e saj në speciet e bimëve aromatike ka dhjetëra bimë më të kushtueshme se kanabisi mbi të cilat mund të ngrihet një industri e fuqishme kozmetike dhe Edi Rama për shkaqe personale zgjedh kanabisin për ta bërë simbol të shqiptarëve. Vendimi i tij është një akt shumë i pamenduar mbasi iu garantoj që dëmton mundet dhe palcërisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Edi Rama shfrytëzon një rrymë pozitive, një klimë pozitive që është krijuar për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe RMV për shkak të agresionit rus në Ukrainë, por ky është një kalkulim shumë i gabuar sepse për Europën, për fqinjët tanë dhe Shqipërinë kanabisi shqiptar është krim dhe vetëm krim, është trafik kriminal, është organizata kriminale transadriatike e me radhë”,-tha Berisha.

Pas